LAJMI I FUNDIT:

Valverde i kënaqur me debutimin e Arthurit

Valverde i kënaqur me debutimin e Arthurit

Ernesto Valverde ka përfunduar i kënaqur me debutimin e mesfushori brazilian, Arthur Melo, për të cilin zgjodhi fjalë të mira pas ndeshjes ndaj Tottenhamit.  

Barcelona ka fituar ndaj Tottenhamit në penallti në International Champions Cup, pasi koha e rregull përfundoi me barazim 2-2.


Njëri gol i Blaugranëve u shënuan nga transferimi i kësaj vere, Arthur, i cili në debutim shënoi një supergol nga distanca.

Barcelona mposht Tottenhamin në penallti - Arthur shënon supergol, Malcom nga penalltia
Lexo po ashtu Barcelona mposht Tottenhamin në penallti - Arthur shënon supergol, Malcom nga penalltia

Goli dhe paraqitja e mirë e mesfushori brazilian nuk lanë pa u komentuar nga trajneri Valverde, i cili u nda i kënaqur me debutimin e Arthurit.

Futbollistët e Barcelonës duke festuar njërin gol ndaj Tottenhamit (Getty Images)

“Ai është një lojtar që mund të na japë shumë dhe ai ka treguar se e di se si të marrë topin dhe të na japë një rrugëdalje”, ka thënë fillimisht Valverde.

“Arthur gjithashtu ka treguar se di t’i afrohet zonave të goditjes për të shënuar golin që ai ka shënuar”.

Barcelona ka harxhuar 400 milionë euro që nga shitja e Neymarit
Lexo po ashtu Barcelona ka harxhuar 400 milionë euro që nga shitja e Neymarit

“Ne jemi trajnuar së bashku për një kohë, ashtu si me ish-mbrojtësin e Sevillas, Clement Lenglet, me të cilin kemi më pak dyshime, sepse ai vjen nga LaLiga”.

“Në rastin e Arthur, ne punojmë që të përshtatet, por ai ka pasur një debutim të mirë, ishte shumë i motivuar”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori