LAJMI I FUNDIT:

Lufta tregtare do të ngadalësojë rritjen ekonomike botërore

Lufta tregtare do të ngadalësojë rritjen ekonomike botërore

Agjencia e klasifikimit të kredive Fitch Ratings, paralajmëron se betejat tregtare në rritje midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës mund ta ngadalësojnë deri në 2.8 për qind rritjen botërore në vitin 2019.

“Rritja e tensioneve tregtare, gjë që do të rezultojë në zbatimin e tarifave të reja në rrjedhën e tregtisë botërore prej dy trilionë dollarësh, mund të reduktojë rritjen botërore me 0.4 pikë përqindjeje në vitin 2019”, thuhet në raportin “Perspektiva Ekonomike Globale”, prezantuar nga Fitch Ratings, përcjell Telegrafi.

Sipas raportit, pritet që në vitin 2019 rritja e ekonomisë botërore të jetë në nivelin e 3.2 për qind, por ky parashikim mund të bjerë në 2.8 për qind për shkak të luftërave tregtare botërore.


Lufta tregtare me Kinën, SHBA shton listën e produkteve me vlerë 200 miliardë dollarë
Lexo po ashtu Lufta tregtare me Kinën, SHBA shton listën e produkteve me vlerë 200 miliardë dollarë

Kujtojmë se SHBA-ja ka intensifikuar luftën e saj tregtare me Kinën, duke hartuar një listë produktesh me vlerë 200 miliardë dollarë, që planifikon t’u vendosë tarifa që nga shtatori. /Telegrafi/