LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Interit i pëlqen Vrsaljko

Spalletti: Interit i pëlqen Vrsaljko
Sime Vrsaljko (Getty Images)

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka pranuar se skuadrës Nerazzure i pëlqen anësori kroat, Sime Vrsaljko.

Spekulimet janë rritur se Interi është afër transferimit të një tjetër kroati, Sime Vrsaljkos.


Interi do të paguajë 25 milionë euro për lojtarin dhe kënaqësinë nuk ka mundur ta fshehë Spalletti.

“Drejtorët po punojnë, gjëra të caktuara do të definohen kur përgatitjet tona të nisin, kur skuadra jonë të jetë më e përshtatur”.

“Teksa ditët kalojnë dhe ne afrohemi ditës së fundit të afatitkalimtar, situatat ndryshojnë. Na pëlqen Vrsaljko, por ka lojtarë që do të luajnë në më shumë se një rol sepse ne do të luajmë tri ndeshje në javë”, theksoi Spalletti.

Arturo Vidal (Getty Images)

Ish-tekniku i Romës foli edhe për Arturo Vidalin.

“Ne duhet të bëjmë më shumë në merkato, duke parë angazhimet në të gjitha frontet. Vidal? Unë nuk i di emrat, por ne duhet të kemi lojtarë që lujnë në më shumë se një pozicion”.

“Ne po punojm ënë fushë, Ausilio dhe Gardini po mendojnë për këtë. Po ashtu i dini pozicionet që ne na duhen për të mbuluar”, përfundoi tekniku italian. /Telegrafi/