LAJMI I FUNDIT:

Bajrami dhe Krasniqi përplasen për punëtorët e Postës

Bajrami dhe Krasniqi përplasen për punëtorët e Postës

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka diskutuar sot për Projektligjin për Shërbimet Postare, pas rekomandimeve të Komisionit për Integrime Evropiane se pesë amendamente të propozuara janë në kundërshtim me të drejtën evropiane.

Dardan Sejdiu nga PSD, anëtar i këtij Komisioni ka propozuar që disa amendamente të ndryshohen.

“Më duhet të them që duhet ca ndryshime të bëhen, edhe një herë me bashkëpunim me kolegët nga zyra përkrahëse e Komisionit, nëse shkoni në faqen 28 të nderuar koleg, amendamenti 10, neni 15, paragrafi 7, thotë fshihet fjala ‘nëse’. Nëse kjo ndodh atëherë i humb kuptimi amendamenti dhe duhet riformuluar dhe unë po propozoj që riformulimi nëse mund të shkoni në faqen 28, amendamenti 10, të raportit dhe unë po propozoj që amendamenti të jetë kështu i formuar: Autoriteti bazuar në llogaritjet i përcakton ofruesit të shërbimit universal postar të drejtën e kompensimit për shërbimet universale postare”, tha Sejdiu.


Ai ka thënë se nëse nuk bëhet ky ndryshim, atëherë nuk ka kuptim. Një nga propozimet e tij ishte që dërgesat postare të mos jenë të kufizuara.

Me disa nga ndryshimet që Sejdiu propozoi, u pajtua edhe anëtari i Komisionit nga PDK-ja, Memli Krasniqi.

Mirëpo, Krasniqi pati një debat me anëtaren e këtij komisioni, Hykmete Bajrami nga LDK-ja. Ata kanë debatuar në lidhje me përmbushjen e obligimeve të Postës nga Qeveria e Kosovës.

Bajrami ka thënë se debati nuk është nëse janë në mbrojtje apo kundër Postës.

“Nëse ne nuk e definojmë nivelin e humbjeve që duhet kompensuar nga Qeveria, problemi ka me qenë se vet qeveritë kanë me stërmbushur Postën e Kosovës me punëtorë edhe niveli i humbjeve ka me qenë i papërballueshëm për Buxhetin e Kosovës, duheni me ditë këtë. Na e kemi një gjendje të njëjte në Telekom, Telekomi derisa ka ra do me thënën nën zero, është tash duke afaruar me afarizëm negativ, në kohën kur flitet me i zbrit pagat e punëtorëve, ti ke pas punësimin e 60 punëtorëve me lista, e dinë edhe mediet, e dimë na të gjithë kemi informata prej dorës së parë, në kohën e kësaj qeverie 60, janë punësuar edhe ne qeveritë e tjera”, tha ajo.

Fjalën e Bajramit e ka ndërprerë Krasniqi, duke thënë se nuk janë duke qëndruar në temë, sepse kompensimi ka ekzistuar gjithmonë.

“Po s’ka të bëjë bre, ti e din sa pare kushton, po mos e bëni politikë secilin send… Asnjë (punëtor) ma shumë se që janë kanë parvjet”, tha Krasniqi.

Deputetja Bajrami tha se nuk është politikë se sa punëtore janë.

Komisioni ka formuar grupin punues i cili do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa

Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa

Ekonomi
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe

Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe

Ekonomi
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon

Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon

Ekonomi
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles

American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles

Ekonomi
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Botë
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Kalo në kategori