LAJMI I FUNDIT:

Alarmon Policia: Shqetësuese gjendja e sigurisë në rrugët e tona

Alarmon Policia: Shqetësuese gjendja e sigurisë në rrugët e tona

Policia e Kosovës shpreh shqetësim për situatën e sigurisë dhe numrin e madh të aksidenteve me fatalitet në rrugët tona.

Me gjithë angazhimet e Policisë së Kosovës, masat e vazhdueshme operacionale, duke përfshirë edhe fushatat sensibilizuese dhe apelet për një kujdes për siguri më të madhe në trafik, referuar statistikave të 24 orëve të fundit ku janë evidentuar dy aksidente me fatalitet, situata e sigurisë në rrugët tona mbetet ende shqetësuese, thuhet në komunikatën e Policisë, përcjell Telegrafi.

“Aksidentet në përgjithësi ,e sidomos humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku, është shqetësuese jo vetëm për policinë, por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet dhe apelojmë për një përkushtim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive, për një gjendje më të mirë”.


“Policia e Kosovës me njësitet e saj në kuadër të fushëveprimit të saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetësim për të gjithë dhe po shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Foto nga arkivi

Në trend Lajme

Më shumë
Gjuajte sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Gjuajte sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Kronika e Zezë
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Arrestimi i shtetasit të Kosovës që dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit – Turqia kërkon informata nga Ministria e Drejtësisë

Arrestimi i shtetasit të Kosovës që dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit – Turqia kërkon informata nga Ministria e Drejtësisë

Drejtësi
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Kalo në kategori