LAJMI I FUNDIT:

Kurti paralajmëron protesta në vjeshtë për ta mbrojtur Kosovën

Kurti paralajmëron protesta në vjeshtë për ta mbrojtur Kosovën

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj po na dëshmojnë se nuk janë të interesuar për dialog të brendshëm e formulim kërkesash ndaj Serbisë, për parime dhe kushte të dialogut, për ekip negociator të Kosovës me qëllime të qarta dhe strategji fitimtare.

Ai ka thënë se kjo sjellje e tyre po ia imponon sërish qytetarëve të ngriten në demonstrata në këtë vjeshtë, në mënyrë që të mos humbet në dimër edhe ky gjysmë shteti që ka mbetur.

Postimi i plotë:


Më 9 korrik 2018, Qeveria e Kosovës, ka dorëzuar në Kuvend një material me titull “Raporti mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit”. Këtë e bëri Qeveria e cila e ka kryeministër Ramush Haradinajn. Mirëpo, Qeveria faktike e cila e ka për kryeministër Hashim Thaçin shkoi në Bruksel te Vuçiqi, pa e përfillur dhe diskutuar fare këtë Raport në Kuvendin e Republikës. Haradinaj është i përfshirë edhe në këtë Qeverinë tjetër, porse këtu vetëm si ministër pa portofol.

Kësisoj, kemi edhe një tjetër Raport të Qeverisë që nuk është raport ndaj Kuvendit por informatë për Kuvendin. Jo për t’i dhënë llogari Kuvendit, por për ta margjinalizuar atë. Ky regjim e do Kosovën si një komunë të vetme për qeverinë formale të Haradinajt dhe si një republikë presidenciale për autokracinë e Thaçit.

E thonë edhe vetë, se gjithçka me Serbinë duan ta rrumbullakësojnë para zgjedhjeve të pranverës 2019 të Bashkimit Evropian. Me fjalë të tjera, kalendari i BE-së duket se është gjithçka për ta, jo sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial i Kosovës. Ata po na dëshmojnë se nuk janë të interesuar për dialog të brendshëm e formulim kërkesash ndaj Serbisë, për parime dhe kushte të dialogut, për ekip negociator të Kosovës me qëllime të qarta dhe strategji fitimtare.

E kanë veçse hallin e brendshëm personal që u varet nga kalendari i jashtëm politik. Tanimë s’ka pse njeriu flet më për ta a me ta. Kjo koniukturë politike me këtë keqtrajtim që po ia bën interesave jetike të Kosovës po ia imponon sërish qytetarëve të ngriten në demonstrata në këtë vjeshtë, në mënyrë që të mos humbet në dimër edhe ky gjysëm shteti që ka mbetur.

Për përmbajtjen e Raportit, një herë tjetër, mirëpo me këto dy qeveri dhe sjelljen e tyre, kjo përmbajtje tashmë është çështje dytësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori