LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Asnjë pajtim nuk ka me koalicionin qeverisës

Hoti: Asnjë pajtim nuk ka me koalicionin qeverisës

Avdullah Hoti, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ripërsëriti qëndrimin e grupit të tij parlamentar për të bojkotuar votimin në Kuvendin e Kosovës.

Ai theksoi se nuk kanë ndërmend të ndërrojnë qëndrim.

“Asnje pajtim nuk ka me koalicionin qeverisës. Kuvendi është jofunksional. Mund të caktohen çdo ditë seanca të Kuvendit, por qëndrimi jonë mbetet i njëjte, siç ishte në seancën e sotme.Jemi të vendosur të ndalojmë uzurpimin e institucioneve dhe dhunimin e demokracisë”, shkroi Hoti.


Deputetët e LDK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje po refuzojnë të votojnë në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se janë marrë vesh me opozitën që të votohen të gjitha pikat e mbetura në mënyrë që të vazhdojnë me seancën e re, ku do të diskutohet edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i legjislativit theksoi se ka kërkuar një kolegialitet dhe mirëkuptim nga kolegët e opozitës, në mënyrë që t’i kalojnë projektligjet e mbetura që janë në interes të qytetarëve dhe mos të ketë bllokada që janë të panevojshme dhe në të njëjtën kohë të pajustifikueshme./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Politikë
Kalo në kategori