LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zaevi të kërkojë falje mediumeve për sjellje të pahijshme

OBRM-PDUKM: Zaevi të kërkojë falje mediumeve për sjellje të pahijshme

Përmes një kumtese të lëshuar reagoi partia opozitare ndaj sjelljes së pahijshme të Qeverisë ndaj mediumeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM-ja e dënon rëndë qasjen e Qeverisë ndaj mediumeve dhe ndaljen e fotografëve dhe kameramanëve që në mënyrë profesionale punojnë punët e tyre. Kanosje dhe nënçmimet drejt mediumeve janë kanosja ndaj publikut dhe tregojnë mospasjen e kapacitetit demokratik të Qeverisë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Ka partia opozitare kërkojnë nga Kryeministri Zoran Zaev që menjëherë të kërkojë falje para mediumeve për sjelljen e pahijshme ndaj profesionistëve që vetëm se kanë kryer punën e tyre, që është informimi i publikut.


“11 vite ju shkelën, tash gjetët të flisni”, fotoreporterëve u është ndaluar të fotografojnë liderët që arritën në takimin e sotëm
Lexo po ashtu “11 vite ju shkelën, tash gjetët të flisni”, fotoreporterëve u është ndaluar të fotografojnë liderët që arritën në takimin e sotëm

“Kryeministri Zoran Zaev menjëherë duhet të ndrrojë këshilltarin e ti për media që me kanosje dhe nënçmime u përpoq t’i frikësojë gazetarët. Vetëm me marrjen e këtyre hapave, Kryeministri Zoran Zaev do të tregojë seriozisht se punon për lirinë e mediave”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/