Arlindi, 27- vjeçar kishte vite që jetonte ne Austri me familje. Por, para dy ditëve ai bashkë me prindërit, mori rrugë nga Austria për në Kosovë ku kishin vendosur që t’i kalonin pushimet e verës. Por, pushimet e familjes Dudi nga fshati Llaushë i Podujevës, nuk zgjatën shumë.
Pushimi, kësaj familjeje, iu kthye në tragjedi. Djali i madh, Arlindi, e mbyti veten në oborrin e shtëpisë në vendlindje.
Babai i Arlindit të ndjerë, Agimi, ka dhënë detaje të dhimbshme për këtë rast. Ai shpjegon se si ndodhi e gjithë ngjarja, shkruan Gazeta Express.
“Na gjithë ditë dje kemi qëndruar këtu me Arlindin. Ne si gurbetqar që jemi u mundojsha me i tregu pak për qytetin edhe vendin këtu me e njoftu me njerëz. Si ndodhi, nuk e dimë as ne, është e papritur e pabesueshme”, rrëfen babi i të ndjerit.
Agimi tregon se i biri i tij ditëve të fundit ka qenë pak i mbyllur. Por thotë se asnjëherë nuk kanë besuar që Arlindi do ta kryente një veprim të tillë.
“Ditëve të fundit ka qenë disi si i mbyllët. Por për këtë rast nuk ka qenë. Nuk e kam besu që kështu bën. I thosha Arlind për çdo problem flit me babin, sepse ka zgjidhje. Nuk kam mujtë me vërejte që shkon në atë ekstrem. Ne para dy ditëve nga Austria kemi ardhur për në Kosovë”, thotë prindi i tashmë të ndjerit.
Ai tutje rrëfen se gjatë gjithë ditës së djeshme deri në orët e pasdites kanë qenë duke shëtitur në qytetin e Podujevës bashkë me të birin.
“Pardje ne kemi ardhë në Kosovë. Unë e Arlindi dje gjatë gjithë ditës jemi shëtitur në qytet bashkë me nipa”, thotë Agimi.
Babi i Arlindin shpjegon momentin kur e pa në tokë pa shenja jete të birin e tij 27-vjecar.
“Në momentin kur ndodhi akti, ne ishim në dhomë me motra duke bisedua. Arlindi në korridor e pash po sillet, por me vërejte diçka te ai shqetësuese as që e kam menduar. Veç kur e kemi dëgjuar një armë. Kur dolëm e pamë aj veç kish qenë shtritë. Nuk di as vet qysh e ka gjetur armën a ku e ka marrë”.
Por, nga familja e të ndjerit i japin edhe disa detaje për 27-vjeçin, i cili dje me armë zjarri i mori jetën vetës në oborrin e shtëpisë në Llaushë të Podujevës.
“Djali ka qenë pak depresiv. Qe 5-6 muaj ka qenë duke përdorë terapi kundër depresionit. Ka qëndru në spital atje dy herë ka tri javë. Vetëm dy minuta mu largua nga sytë djali dhe ndodhi kjo”, thotë prindi i të njërit.
Ndërkohë policia rajonale në Podujevë këtë rast po e cilëson si vdekje të dyshimtë. Komandanti i stacionit të policisë në Podujeve, Bekim Bislimi sqaroi se po i vazhdojnë hetimet për këtë rast.
“Mbrëmë rreth orës 18:00 informatën për një incident në fshatin Llaushë, respektivisht për të shtëna me armë. Me të arritur në vendin e ngjarjes kemi konstatu që kemi të bëjmë me një viktimë. Ka ardh emergjenca, është trajtuar viktima, mirëpo si rezultat i të shtënave me armë viktima ka ndërruar jetë. Prokurori këtë rast e ka konstatuar si ‘vdekje të dyshimtë’”, thonë nga Policia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City