Është e vështirë të parashikohen ndikimet e politikave të tanishme tregtare mbi ekonominë, por tarifat e larta afatgjata nuk janë në të mirë të ekonomisë amerikane, u shpreh të martën Jerome Powell, kryetari i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Powell, i cili e ka marrë postin në shkurt të këtij viti, i bëri këto komente në një fjalim të tij mbi politikën monetare të SHBA-së, të mbajtur gjatë një seancë dëgjimore të Komisionit të Financave të Senatit të SHBA-së, që zhvillohet një herë në gjashtë muaj.
Fjalët e Powell-it mbi perspektivën ekonomike të SHBA-së, rritjen graduale të normës së interesit nga Rezerva Federale, objektivin për mbajtjen e inflacionit në nivelin rreth 2 për qind dhe rregullimin financiar janë në përputhje me deklaratat e tij të mëparshme. Lidhur me çështjet tregtare, kreu i Rezervës Federale tha se ende është e vështirë të parashikohet ndikimi i tregtisë mbi zhvillimin ekonomik në të ardhmen.
“Është normale që rritja e tanishme ekonomike që kemi, është shpeshherë më e lartë ose më e ulët sesa parashikimi ynë më i mirë. Për shembull, është e vështirë që të parashikohet rezultati përfundimtar i diskutimeve të tanishme mbi politikën tregtare”, u shpreh Powell, përcjell Telegrafi.
Qysh nga viti i kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë filluar mosmarrëveshjet tregtare me shumë partnerë tregtarë, duke përfshirë Bashkimin Evropian, Kanadanë, Meksikën, Japoninë dhe Kinën. Për këtë arsye, në këtë seancë senatorët ishin të fokusuar te tarifat doganore.
Ai tha se çështjet mbi tarifat janë kompetencë e Kongresit të SHBA-së, por meqenëse tarifat ndikojnë mbi ekonominë kombëtare, ai u shpreh që teorikisht, vendet që ndjekin tregtinë e hapur do të kenë rritje më të shpejtë.
Megjithëse nuk bëri vlerësime mbi politikën e tanishme tregtare të Trump-it, Powell e pranoi që tarifat e larta me siguri do të dëmtojnë SHBA-në.
“Tani është e vështirë të themi çfarë rezultatesh do të kenë (mosmarrëveshjet tregtare). Në karrierën time të kaluar, nuk ka pasur mosmarrëveshje kaq të mëdha. Unë nuk i kam parë të gjitha informacionet për partnerët kryesorë dhe është e vështirë të parashikojmë rezultatin. Nëse rezultati përfundimtar i mosmarrëveshjeve tregtare është ulja e taksave, atëherë kjo do të ishte një gjë e mirë për ekonominë. Nëse ato shkaktojnë tarifa më të larta mbi mallrat e tregtinë e shërbimeve ose ruhet niveli i lartë i tarifave për një periudhë më të gjatë, kjo do të shkaktonte ndikime negative mbi ne dhe ekonomitë e tjera”, tha Powell. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'