Pas kthimit nga Finlanda ku kishte marrë pjesë në samitin e Helsinikit ku është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se është shprehur keq kur ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye që Rusia të ketë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.
Pas kritikave të shumta për shkak të paraqitjes së tij në samitin e Helsinkit me homologun rus, Vladimir Putin, Trump i është drejtuar gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, ku pranoi se ka menduar ta thotë të kundërtën – se nuk sheh arsye se pse Rusia nuk do të mund të ishte përgjegjëse, transmeton Telegrafi.
Trump shtoi se ka besim të plotë tek agjencitë inteligjente të SHBA-ve, dhe se i përkrah dhe pranon konstatimin e tyre se Rusia është përfshirë në zgjedhjet në SHBA.
I pari i Shtëpisë së Bardhë kishte deklaruar se aksionet ruse nuk kanë pasur ndikim në zgjedhje, dhe ka porositur që administrata “do të punojë” të mbrojë zgjedhjet për Kongres që do të mbahen në nëntor të këtij viti.
Disa figura emblematike të Demokratëve dhe Republikanëve në Kongresin amerikan kanë kritikuar ashpër mbrëmë Trumpin, pasi sipas tyre ai nuk ka dërguar porosi të qarta presidentit rus lidhur me ndërhyrjen në zgjedhjet në SHBA.
Gjatë konferencës së përbashkët të dy presidentëve në Helsinki, Trump ka deklaruar se nuk arsye të besoj që Rusia kishte hakuar zgjedhjet presidenciale në vitin 2016 në SHBA, për ta ndihmuar atë të fitojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë