LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari kushtetues shkarkohet nga detyra

Gjyqtari kushtetues shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin kushtetues Gani Dizdari.

KPK-ja u bazua në dy kritere: atë të figurës dhe pastërtisë për vendimin.


Të enjten, gjyqtari kushtetues Gani Dizdari nuk ishte i pranishëm në seancën dëgjimore të vettingut. I fundmi i gardianëve të Kushtetutës kishte zgjedhur avokatin Sokol Hazizaj për ta mbrojtur para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Dy nga komponentët që e vendosnin në rrezik karrierën e gjyqtarit kushtetues ishin pikërisht pastërtia e figurës dhe asetet pasurore. Në lidhje me pastërtinë e figurës, Gani Dizdari u deklarua nga KPK-ja se ka lidhje të papërshtatshme me një person të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ky shtetas, në fakt është nipi i tij.

Me shtetasin Agron Lumneshi, që është djali i motrës së gjyqtarit kushtetues, Dizdari ka kontakte të papërshtatshme sipas vettingut. Si provë shtesë u sollën të dhënat e sistemit “TIMS” mbi udhëtimet e përbashkëta të tyre.

Emri i Lumneshit, i dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, është bërë i njohur vite më parë, atëherë kur gjyqtari ishte anëtar i Gjykatës së Lartë. Por, avokati i Gani Dizdarit kundërshtoi gjetjet e KPK-së, jo vetëm sepse ndikimi i paligjshëm është një akuzë që nuk u përket individëve të krimit të organizuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori