Gazetari dhe njohës i zhvillimeve në Evropë, Augustin Palokaj, në një deklaratë për Alsat M ka folur për rëndësinë e ftesës që NATO i ka bërë Maqedonisë për anëtarësim.
Në këtë drejtim Palokaj tha se kjo ftesë është dashur të bëhet qysh në kohën kur ishte ftuar edhe Shqipëria dhe Mali i Zi, për ë përmbyllur një kapitull – atë të ndryshimit ë kufijve në Ballkan.
Në këtë drejtim ai ka thënë se kjo mbetet edhe çështje e hapur ngase Serbia po tenton ta jetësojë planin e ndarjes së Kosovës.
“Me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në NATO po mbyllen disa tema të hapura si çështja e ndryshimit të kufijve, në kohën kur ende është e hapur çështja e e ndryshimit të kufijve të Kosovës sepse Serbia po mundohet të bëjë real opsionin e ndarjes së Kosovës, nuk mund të zhduken as idetë për ndarje të territoreve të tjera prandaj me Maqedoninë në NATO dhe NATO-n në Kosovë e Kosovën në NATO e kemi të qartë atë që ka të bëjë me kufijtë…”, ka thënë ai.
Palokaj ndër tjerash ka komentuar po ashtu për kushtin që BE i ka dhënë Maqedonisë për të implementuar marrëveshjen me Greqinë rreth emrit në mënyrë që të marrë datën e nisjes së negociatave për anëtarësim. Ky kusht, sipas tij, ka logjikë.
“Nuk është edhe aq shumë e pazakonshme sepse pas ftesës ka vetëm procedura që mbarojnë me ratifikimin e anëtarësimit nga vendet anëtare për vendin që është i ftuar për tu bërë anëtare mirëpo duke pasur parasysh që Maqedonia e kishte kushtin edhe që nga 2008 dhe tash ky kusht është përmbushur ën formën e marrëveshjes me Greqinë atëherë është e natyrshme që të pritet që në kohën kur vazhdon procedura të përmbyllet edhe procedura e implementimit ë marrëveshjes”, ka thënë Palokaj.
Sipas tij me Maqedoninë dhe sa më shumë vende të Ballkanit në NATO rritet siguria dhe zvogëlohet ndikimi rus tek ky rajon, që më pas mund të shtrihet vetëm te një pjesë e vogël e popullatës serbisht e rusisht folëse në rajon. Mungesa e Maqedonisë në NATO sipas tij ka ndiku edhe në destabilizime të brendshme të këtij shteti dhe pasigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë