LAJMI I FUNDIT:

Lutfi Haziri tregon versionin e tij për çmimin e pranuar nga Donald Trump (Video)

Lutfi Haziri tregon versionin e tij për çmimin e pranuar nga Donald Trump (Video)

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i Gjilanit, ka folur edhe për çmimin që u raportua se ai ka pranuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ambasada amerikane thotë se ai person nuk përfaqëson qeverinë amerikane, që kjo është e vërtet. Jam nominuar nga organizata të caktuara, jam njoftuar për nominim. Ka të bëj me një bord të Shtëpisë së Bardhë, i cili sipas rekomandimeve aprovon mirënjohjet formale dhe joformale që jepen për aktivitete të caktuara”, deklaroi ai.


Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ai ka thënë se posedon edhe certifikata tjera nga guvernatorë amerikanë, që u jepen shtetasve amerikanë.

“Unë kam certifikatë që jep guvernatori i shtetit të caktuar për shtetas amerikanë, me tituj amerikanë, që na kanë dhënë jo vetëm mua por gjithë delegacionit prej dhjetë vetash, gjatë vizitës te ai guvernator”, tha Haziri duke treguar se ai vetë nuk ka nënshtetësi amerikane, përcjell Telegrafi.

I pari i Gjilanit ka thënë se ambasada amerikane është duke e zbardhë gjithë procesin, nëse ka pasur ndonjë parregullsi.

“Nominimin nuk kam pasur të drejtë të refuzoj, por jam në pritje të vendimit të bordit për të konfirmuar legjitimitetin e këtij procesi, por unë nuk e kam kërkuar këtë çmim, nuk mund të refuzoj diçka që më kanë sjellë në shtëpi”.

I bindur se çmimi që ka pranuar është legjitim, nënkryetar i LDK-së ka mohuar të ketë paguar para
“Nuk kam paguar asnjë centë, dhe besoj se është një çmim legjitim”, deklaroi Lutfi Haziri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori