Anton Harapi (1888-1946) ishte frat françeskan, mësues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Me 13 shtator 1943 emërohet anëtar i Këshillit të Regjencës, ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944. Në qershor 1945 arrestohet nga komunistët. Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës Speciale në Tiranë, ai dhe anëtarët tjerë të Regjencës, Lef Nosi dhe Maliq bej Bushati, shpallen kriminelë lufte dhe armiq që popullit, për çka dënohen me pushkatim. Prokuror ishte Misto Treska, që si dikur ashtu edhe sot mbahet për njeri të letrave e të kulturës. Më poshtë mund të lexoni fjalën e fundit në gjyq, të Anton Harapit.
“Falnderoj Drejtësinë Popullit që po më jep fjalen e fundit në këte kohë të kritikshme per mue. Fjala jeme e fundit asht kjo: Nuk shembet Shqipnija pse gjykohet per dekë Padër Anton Harapi. Gjithashtu, nuk prishet Shqipnija nëse nuk gjykohet per dekë Padër Anton Harapi. Kur përpara 40 vjetëve, në Shkoder u perpiqshim me ba Shqipninë, shumë gjysha na thojshin se nuk duem Shqipni, por na nuk i kena vue këta n’litar.
Nuk kerkoj z. Kryetar, nji tolerancë: unë, simbas mundit, kam derdhë djersë me ba Shqipninë. Franca e qytetnueme asht shembulla e Revolucioneve popullore, e gjykoi Petain dhe e fali, e këte nuk ja njoften per të keq, por ja njoften per mirë. Kujtoj se edhe Shqipnija kur gjykon Regjentat, besoj se sikur t’i falin këta, nuk ka me kenë ligësi per Shqipninë, por besoj se ka me kenë mirë. Unë qëkur se kam hy në gojen e ujkut, Hausdingut, etj., jam përpjekë me ba mirë e me pështue ndonji jetë prej egersinave. Por mekenëse ishin bisha t’egra, nuk kam mujtë me i zbutë, por prap, me mundin tem kam pështue mjaft.
A ka pasë Shqiptarë të marrë si unë që, për me pështue njerëz, me shkue e me u futë vetë në gojen e ujkut?! Ka pasë që sakrifikohen moralisht. Këte e kam thanë edhe në ligjeraten teme. Mue më shtyni marrija me shkue e me u përpjekë per me lehtësue vuejtjet e disa familjeve dhe kam ba mjaft punë morale, sikurse e jueja që asht materjale. Gja tjetër nuk kam me thanë: Rrnoftë Shqipnija!” /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAli Lajçi për pranverën shqiptare ’81
Beteja e Albulenës: 560 vjet nga fitorja e pazakontë e Skënderbeut
Rishikimi i dekadave të fundit të Mikelanxhelos
Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok
Jeta dhe vepra e Rexhep Mitrovicës: Duhet t’ia lëshojmë rrugën punës, jo fjalëve të thata
KËNGA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri