LAJMI I FUNDIT:

Të dhënat personale për gjobat në trafik janë të sigurta

Të dhënat personale për gjobat në trafik janë të sigurta

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka sqaruar se mbrojtja e të dhënave personale në ueb modulin për kontrollin e gjobave në trafik është në përputhje të plotë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe se të gjitha të dhënat e shfaqura janë të enkriptuara sipas standardeve për enkriptim.

Lansimi i këtij ueb-moduli si fazë testuese ka filluar me datën 06.07.2018, në ueb faqen e PK-së, ku është instaluar ikona “Gjobat në trafik”, ku pas klikimit në të njëjtën dhe ofrimin e të dhënave si numri personal, emri dhe mbiemri, çdo qytetar do të ketë mundësi t’i gjejë sa tiketa të papaguara i ka, numrin e tiketës, në cilin stacion janë shqiptuar dhe sa e kanë vlerën.

Policia e Kosovës është duke punuar në vazhdimësi në kualitetin e shërbimeve, përfshirë këtu edhe rifreskimin e të dhënave në rastet kur qytetarët i ofrojnë dëshmitë mbi pagesën e gjobave, me qëllim të shlyerjes së tyre nga sistemi.


Ndryshe, lansimi i këtij ueb-moduli në ueb faqen zyrtare të PK-së vjen pas kërkesave të shumta dhe prezencës së shtuar të qytetarëve nëpër stacione policore për t’u informuar lidhur me numrin e kundërvajtjeve/gjobave të papaguara që mund t’i posedojnë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për vrasjen në Aktash: Janë marrë kamerat e sigurisë, po i përpunojmë video-incizimet

Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për vrasjen në Aktash: Janë marrë kamerat e sigurisë, po i përpunojmë video-incizimet

Drejtësi
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Lajme
​MD ndryshon Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, bën thirrje për mbështetje

​MD ndryshon Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, bën thirrje për mbështetje

Drejtësi
Gashi: Interpelanca ndaj meje është dorëzuar nga një parti albanofobe

Gashi: Interpelanca ndaj meje është dorëzuar nga një parti albanofobe

Politikë
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Kalo në kategori