LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Spasovski bëhet i verbër para krimit

OBRM-PDUKM: Spasovski bëhet i verbër para krimit

OBRM-PDUKM reagon pas deklaratave të sotme të Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, duke e kritikuar atë se gënjen dhe se bën manipulimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Spasovski, pa kontakt me realitetin, po përpiqet të bindë qytetarët se mjalti dhe qumësht po rrjedhin në Maqedoni. Njerëzit e ndiejnë të vërtetën në shpinë dhe në xhepat e tyre. Çdo ditë rritet kostoja e jetesës, rritet çmimi i karburanteve, rrogat dhe pensionet stagnojnë, madje edhe vlera reale e tyre bie. Këtë e shohin të gjithë, përveç Oliverit që është me sy të lidhur. Ato janë aftësitë e trajnuar të tij, për shkak se gjatë gjithë kohës kthen një sy qorr para krimit që mbretëron në rrugë, për vrasjet pa ndëshkim, reketë dhe bizneset hije të autoriteteve të kartelit kriminal”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Për më tepër, nga partia më e madhe e opozitare pohojnë se Maqedonia po zhytet në varfëri dhe krim, ndërsa çdo revoltë të qytetarëve, qeveria e LSDM-së po e godet me gaz lotsjellës, bomba shoku, plumba gome dhe raste të ngritura gjyqësore. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Lajme
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Lajme
Kryeprokurori Shala: Është e papranueshme të pihet alkooli gjatë orarit të punës

Kryeprokurori Shala: Është e papranueshme të pihet alkooli gjatë orarit të punës

Drejtësi
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit

Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit

Lajme
Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur

Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur

Drejtësi
Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Drejtësi
Kalo në kategori