LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez e rritë çmimin e Ronaldos, fillimi i javës së ardhshme vendimtar për transferimin

Florentino Perez e rritë çmimin e Ronaldos, fillimi i javës së ardhshme vendimtar për transferimin
Cristiano Ronaldo dhe Presidenti Florentino Perez nuk kanë marrëdhënie te mira (Getty Images)

Cristiano Ronaldo te Juventusi mund të bëhet realitet, por që të vijë momenti deri aty duket se ka ende shumë punë.

La Gazzetta dello Sport në edicionin më të ri ka zbuluar prapaskenat e tratativës.

Kjo pasi besohet se është mbajtur një takim “sy më sy” mes Jose Angel Sanchez dhe agentit të Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes.


Jose Angel Sanchez njihet edhe si dora e djathtë e Florentino Perezit, i cili transmeton kërkesat e presidentit.

Edhe pse Ronaldo dhe Reali ishin pajtuar që ai të shitet këtë verë për 100 milionë euro, Florentino Perez ka bërë të ditur se një marrëveshje e tillë ka skaduar më 15 qershor dhe asnjë klub nuk u lajmërua dhe se “Reali ka nevojë për më shumë para”.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Mediat italiane spekulojnë se Reali kërkon të nxjerrë deri 130 milionë euro nga ky transferim dhe po tenton të vë në prah kinse interesimin e Manchester Unitedit edhe pse dihet se Ronaldo ka një marrëdhënie të ftohtë me Mourinhon tash e sa kohë.

Në anën tjetër, edhe pse Juventusi ka dhënë dritën e gjelbërt për t’u realizuar ky transferim, operacioni do të varet nga shitjet, ku përpos Sturaros, Mandragoras dhe Cerrit, emri i madh që pritet të financojë blerjen e Ronaldos është Higuain, por Chelsea ende nuk po bën hap para për argjentinasin pasi që po pret të konfirmojë Sarrin si trajner të ri.

Foto: Getty Images

Cristiano akualisht po pushon në Greqi, ku po pret informacione të reja, kurse agjenti i tij është kthyer në Portugali në pritje për Realin që të reflektojë për kërkesat e mëdha, në mënyrë që Juventusi të procedojë me ofertë zyrtare.

Java e ardhshme sipas La Gazzetas do të jetë vendimtare, teksa tashmë thuhet se ka në rritje enorme e aksioneve të Juventusit në bursën italiane, ku vlera është rritur nga 665 milionë euro në 878 milionë euro, e për këtë s’ka pasur nevojë të blihet Ronaldo, por thjesht të spekulohet, duke bërë që entuziazmi përrreth klubit Bianconer të rritet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit përplaset me tifozin në “Air Albania”

Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit përplaset me tifozin në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë
Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën

Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën

La Liga
Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Ndërkombëtare
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson

Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson

Ndërkombëtare
Kalo në kategori