LAJMI I FUNDIT:

Agim Ademi, kryetar i FFK-së për katër vitet e ardhshme

Agim Ademi, kryetar i FFK-së për katër vitet e ardhshme

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i FFK-së ka votuar sot për president të ri Agim Ademin, me mandat katërvjeçar.

Ademi u votua me unanimitet të plotë nga 58 delegatët e Kuvendit të FFK-së.


Agim Ademi në këtë post do ta pasojë presidentin legjendar, Fadil  Vokrri, i cili muajin e kaluar papritmas ndërroi jetë.

“E di që nuk e kam të lehtë, por kur e shoh përkrahjen e juaj, sigurisht se do t’ia dal dhe do ta kem më të lehtë. E falënderoj shumë Komitetin Ekzekutiv, që ka vendosur që unë t’i prij në këto momente FFK-në. Është një vazhdim i projekteve që janë në rrugë e sipër”.

“Unë jam njëri nga ju. Secili nga ju që jeni në futboll, edhe në vendin tim, do t’ia dilnit, sepse janë shumë njerëz që e duan futbollin. Edhe ata do ta kenë hapësirën për të bashkëpunuar dhe për të punuar bashkë. Pika ime më e fortë do të jetë puna e përbashkët. Ashtu edhe do të vazhdohet. Futbollin e Kosovës do ta çojmë ku e ka vendin, pjesëmarrës në të gjitha projektet, por edhe projektet që do të vijnë”.

“Do të jem afër jush dhe të atyre që do të investojnë në sport, do t’ua ruaj investimet. Satisfaksioni im për ta marrë këtë pozitë është besimi juaj. Do të jem vullnetar 24 orë dhe në çdo moment që keni nevojë për mua. Do të doja t’ju lus që ta nderojmë Fadil Vokrrin me duartrokitje”, ka thënë Ademi pasi u zgjodh kryetar.

Në Kuvend, i cili u mbajt në “Hotel Emerald”, të pranishëm ishin edhe zyrtarë të UEFA-s e FIFA-s, ministri i Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori