Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për projektin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, gjendjen në Telekom, Trepçën si dhe për Ligjin e ri për ndërmarrjet publike.
Ai ka thënë se projekti i Termocentralit “Kosova e Re” nuk do të dështojë sepse sipas Llukës, Kosova nuk ka alternativa tjera për të siguruar energji elektrike.
“Projekti i Termocentralit ‘Kosova e Re’ nuk do të dështojë sepse është qenësore të kemi energji elektrike të mjaftueshme për konsum. Jemi në rrugë të mbylljes së Termocentralit ‘Kosova A’ i cili ndotë ambientin. Nuk mund të qëndrojmë vetëm me blloqet e Termocentralit ‘Kosova B’ sepse do t’i kishim vetëm gjysmën e nevojave konsumuese të energjisë. Prandaj, çdo tendencë për ta anuluar projektin e ‘Kosovës së Re’ do t’i sillte dëme jashtëzakonisht të mëdha vendit. Ky projekt do të vazhdojë. Kemi shpallur fazën parakualifikuese për operatorët të cilët do ta ndërtojnë këtë termocentral”, ka thënë ministri Lluka.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës, deri më tani nuk ka marr ndonjë konfirmim zyrtar se Banka Botërore nuk do të përkrah ndërtimin e Kosovës së Re.
Ai ka treguar se teknologjia në Termocentralin “Kosova e Re” do të jetë e teknologjisë së fundit me ndotje minimale të ambientit.
Por pavarësisht problemeve, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka bërë të ditur se ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, pritet të fillojë në vitin 2019.
“Ndërtimi i Termocentralit ‘Kosova e Re’ do të fillojë, mes muajt të 3-të dhe të 6-të, të vitit që vjen. Pra procesi i ndërtimit do të fillojë në çerekun e dytë të vitit 2019”, tha ai.
Ai ka thënë se në sytë e investitorëve të huaj, Kosova renditet në mesin e vendeve të rrezikshme për të investuar.
Por, investimi 1.3 miliard eurove në Termocentralin “Kosova e Re” me një kapacitet prej 500 megavat orë energji elektrike do të ndikojë edhe në tarifat që do të paguajnë konsumatorët.
“Pritjet tona janë që çmimi për megavat të jetë prej 65 deri 70 euro në ‘Kosovën e Re’. E këto çmime mund të ndikojnë prej 25 deri në 30 për qind në tarifat e energjisë elektrike. Edhe ashtu Kosova është në mesin e vendeve me çmime të rrymës të lirë “, tha ministri Lluka.
Po ashtu ai ka folur edhe për gjendjen në Telekomin e Kosovës, për të cilin ka thënë se është në gjendje të vështirë dhe se duhen të ndërmerren masa për të dalë nga kriza.
Ndërkaq për Trepçën, ka thënë se statuti dhe ligji i ri do t’i hapin rrugë investimeve të huaj.
Kreu i MZHE-së, ka treguar se janë në proces të hartimit të Ligjit për ndërmarrjet publik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje