LAJMI I FUNDIT:

Radamel Falcao: Gjyqtari na dëmtoi, amerikani mbante anën e Anglisë

Radamel Falcao: Gjyqtari na dëmtoi, amerikani mbante anën e Anglisë

Radamel Falcao ka akuzuar gjyqtarin amerikan Mark Geiger se ka qenë i njëanshëm në gjykimin me Anglinë, ku kjo e fundit triumfoi në saje të penaltive kundër Kolumbisë.

Zyrtari i SHBA-së u rrethua nga amerikanët e Jugut, kur akordoi një penalti pas një ndërhyrje të palejuar në zonën e rreptësisë ndaj Harry Kanet.


Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Manchester United këmbëngul se kombëtarja kolumbiane u eliminua shkaku i gjykimit të dobët të amerikanit.

“E shoh të paarsyeshme që këtë ndeshje ta gjykojë një amerikan. Për t’ju thënë të vërtetën, procesi lë shumë dyshime. Ai foli vetëm anglisht, disa paragjykime ishin të sigurta”.

“Përmes gabimeve, ai po na largonte prej objektivave tona, e cila gjë ishte shumë e qartë për mua. Gjyqtari na shqetësoi shumë. Ai gjithmonë ndalte lojën në favor të Anglisë”.

“Kjo situatë na minonte. Ai nuk veproi me të njëjtat kritere për të dyja skuadrat. Kur kishte dyshime, gjithmonë mbante anën e Anglisë. Është e turpshme që kjo të ndodhë në raundin e 16 të Kupës së Botës”, tha kolumbiani.

Notat e lojtarëve, Kolumbi 1–1 Angli: Trippier lojtar i ndeshjes
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Kolumbi 1–1 Angli: Trippier lojtar i ndeshjes

Ndryshe, Kolumbia pësoi humbje në penalti me rezultat 4-3, ku ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi 1-1. /Telegrafi/