LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Kryeministri e ka obligim kushtetues të udhëheq me dialogun (Video)

Gashi: Kryeministri e ka obligim kushtetues të udhëheq me dialogun (Video)

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se LDK-ja është për dialog dhe se këtë koncept kjo parti e ka pasë që shumë vite.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se duhet të dihet kush e ka obligim kushtetues, për t’i udhëhequr këto negociata.

“Kemi pas disa deklarata të kryeministrit, i cili ka thënë se nuk është i gatshëm apo nuk është i aftë për t’i udhëhequr këto negociata, sepse nuk është marrë me këto tema. Ai si kryeministër e ka për detyrë me krye këtë punë. Nuk është çështje vullneti apo dëshire, kjo detyrë është e pa transferueshme për çfarëdo kryeministri, kushdo qoftë ai”, ka thënë deputeti i LDK-së.


Gashi ka thënë se Kosova ka institucione përfaqësuese, dhe ato institucione duhet të marrin përgjegjësi.

“Kjo përgjegjësi është obliguar nga vota e popullit, prandaj nuk mundë të ndahet me disa organizata të shoqërisë civile. Institucionet e zgjedhura të popullit marrin përgjegjësi, nëse janë të pa afta me marrë këtë përgjegjësi, duhet ta tregojnë këtë paaftësi”, ka deklaruar më tej Gashi, përcjell Telegrafi.

Ai e ka mirëpritur kontributin e shoqërisë civile, por vendimmarrja për dialogun duhet t’u takojë institucioneve kushtetuese.

“Shoqëria civile mund të jetë lehtësuese e dialogut, por jo si vendimmarrëse. Ajo nuk mund të merr vendime në emër të institucioneve kushtetuese”, ka thënë më tej Arben Gashi./Telegrafi/

https://youtu.be/Xd_WMRikgeE?t=1048

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori