Prodhuesi i dytë që konfirmon mungesën në këtë panair
Kohë më parë, panairet e makinave ishte organizimet e vetme, ku shfaqeshin modelet e reja, apo konceptet e atyre që do vinë, transmeton Telegrafi.
Por, këtyre organizimeve po vjen duke iu zbehur shkëlqimi i dikurshëm, pasi prodhuesit po zgjedhin forma tjera më të lira dhe më atraktive të prezantimit.
Brendet luksoze gjermane si Mercedes, BMW dhe Audi kanë bërë të ditur se nuk do të jenë pjesë e Detroit Auto Show. Ky panair nuk është i vetmi, pasi Volvo njoftoi se nuk do të jetë pjesë e Geneva Motor Show. Lajmi fundit, është se as Ford nuk merr pjesë në këtë organizim që zhvillohet në mars të vitit që vjen.
Zyrtarë nga Ford, kanë thënë se është e tëra për shkak të orarit kur nisë panairi, që vjen shumë para se kompania të ketë përfunduar obligimet për prezantim, por nuk lihen anash as shkaqet ekonomike. “Kushton shumë shtrenjtë dhe nëse e bëjmë vetëm për mediat dhe njerëzit pjesëmarrës, nuk ia vlen” ka thënë një zyrtar evropian nga Ford.
Mirëpo, Ford do të zhvillojë një aktivitet gjatë pranverës që vjen, për të promovuar risitë në makinat elektrike, ku pritet të prezantohet edhe ndonjë model tërësisht i ri. Sikurse edhe në të kaluara, Ford do të jetë prezent në panairin e Parisit, mirëpo fakti që së bashku me Volvo po e shmangin Gjenevën është mjaft shqetësues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Rikthehet Ford Taurus
Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë
Lucid zgjerohet edhe në Arabinë Saudite – fillon dërgimin e veturave të para tek klientët e saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'