LAJMI I FUNDIT:

Qentë mund ta dallojnë personin shpirtkeq

Qentë mund ta dallojnë personin shpirtkeq

Ne e dimë se miqtë tanë të ngushtë mund t’i kuptojnë shprehjet e njerëzve, mund të shfaqin xhelozi, etj.

Tani, siç ka zbuluar shkenca, duket se qentë mund ta dallojnë edhe personin e mirë nga ai i keqi.

Dhe, posa ta bëjnë këtë dallim, ata sillen ndryshe me dy personat.


Veç kësaj, hulumtimet sugjerojnë se qentë janë të aftë të nxjerrin konkludime për besueshmërinë e një personi varësisht nga përvoja, transmeton Telegrafi.

Këtë aftësi, qentë e përdorin për ta përshtatur sjelljen e tyre dhe për të parashikuar se çfarë mund të bëjë dikush në situatat e ardhshme.

Qentë më shpesh i kafshojnë personat anksiozë
Lexo po ashtu Qentë më shpesh i kafshojnë personat anksiozë

Autori i këtij studimi, Akiko Takaoka, për BBC ka deklaruar se vërtetë që qentë kanë një inteligjencë më të sofistikuar se ç’kemi menduar më parë.

Përndryshe, vlen të ceket se këto zbulime janë publikuar në revistën ‘Animal Cognition’. /Telegrafi/