Reformimi i tregut të punës është një nga prioritetet e qeverive të Ballkanit Perëndimor, por sipas të dhënave, këto vende janë duke mbetur mbrapa mesatares së vendeve të Bashkimit Evropian. Edhe pse punëtorët në Shqipëri kanë orarin më të gjatë të punës në Evropë, ata janë të fundit në Evropë kur bëhet për të ardhurat.
Në Kroaci treguesit e produktivitetit të punës [raporti i Produktit të Përgjithshëm Bruto dhe orëve të shpenzuara] janë më të mira, por ato janë pa tendencë të rritjes. Bosnja dhe Hercegovina është duke mbetur prapa në vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe produktiviteti është në nivelin 31 për qind të mesatares së Bashkimit Evropian.
Sipas produktivitetit të punës, vendet e rajonit janë në mes të listës, publikuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara që promovon drejtësinë sociale, të drejtat e njeriut dhe të punës në nivel ndërkombëtar.
Në listën e 189 vendeve, publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), përcjell Telegrafi, Kroacia është renditur më mirë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili gjendet në pozitën e 56-të. Në këtë pozitë, punëtori vitin e kaluar mesatarisht është paguar 54,598 dollarë në vit, që i bie të jetë 27 dollarë për orë.
Punëtorët në Mal të Zi u paguan mesatarisht 22 dollarë për orë, në Maqedoni 20 dollarë për orë, Bosnje dhe Hercegovinë me 18 dollarë për orë, Serbi me 13 dollarë për orë dhe Shqipëri me 12 dollarë për orë. Në këtë raport, nuk figuron Kosova.
Statistikat tregojnë se punëtorët në Shqipëri punojnë 42.9 orë në javë, që është 2,231 orë në vit. Përkundër një numri të lartë të orëve, punëtorët shqiptarë fitojnë më së paku në Evropë dhe janë në vendin e 99-të në listën botërore.
Dhjetë vendet më produktive në botë
1. Irlanda me 83.1 dollarë për orë
2. Luksemburgu me 81.2 dollarë për orë
3. Norvegjia me 79.2 dollarë për orë
4. Belgjika me 64.6 dollarë për orë
5. Danimarka me 63.5 dollarë për orë
6. SHBA me 63.3 dollarë për orë
7. Holanda me 61.7 dollarë për orë
8. Franca me 60 dollarë për orë
9. Gjermania me 59.9 dollarë për orë
10. Zvicra me 58 dollarë për orë /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'