LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i përgjigjet Vulinit: S’ka ndarje të Kosovës, Serbia duhet ta pranojë realitetin

Tahiri i përgjigjet Vulinit: S’ka ndarje të Kosovës, Serbia duhet ta pranojë realitetin

Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri i është kundërpërgjigjur ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, duke thënë se nuk ka ndarje të Kosovës dhe se Serbia duhet të pranojë sa më parë një realitet të tillë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Vulin dhe zyrtarët tjerë të Beogradit duhet ta kuptojë se koha e ‘kompromisit’ ka kaluar dhe tash është koha e pranimit të realitetit.

“E çka është realiteti: Kosova është e njohur nga mbi 100 shtete të botës dhe tash e 19 vjet kur e kemi fituar lirinë e 10 vite nga shpallja e pavarësisë i tërë sistemi politik dhe rregullimi institucional i shtetit është i pavarur”, shkruan Tahiri.


Ai përkujton tri parimet kryesore të Grupi i Kontaktit sipas të cilave  zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të konsolidojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, në mënyrë që Kosova të mos kthehet në gjendjen e para marsit të vitit 1999.

Po ashtu sipas parimeve të Grupit të Kontaktit nuk do të ketë ndryshime të territorit të tanishëm të Kosovës, që do të thotë nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe bashkim i Kosovës me ndonjë shtet tjetër apo me ndonjë pjesë të ndonjë shteti tjetër.

“Çfarëdo tendence për të rikthyer në diskursin publik fjalë ‘kompromis’ është huqje dhe intencë për të prodhuar mjegull politike. Në fakt këtë fjalë, Beogradi zyrtar po e përdorë më shumë për të qetësuar gjakrat brenda, e jo që e dinë apo që shpresojnë ne një ‘kompromis’ të madh e të ri me Kosovën”, shkruan Tahiri.

Ndryshe, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, është shprehur pesimist sa i përket arritjes një kompromisi të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun në Bruksel.

Ai ka thënë se nuk është i mundur kompromisi për të cilin Prishtina flet dhe se çdo gjë e bëjnë me idenë e “ruajtjes së interesave shtetërore kombëtare në territorin e Kosovës./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori