LAJMI I FUNDIT:

Rregulla të reja në autostradat në Serbi, apel mërgimtarëve të kenë kujdes

Rregulla të reja në autostradat në Serbi, apel mërgimtarëve të kenë kujdes

Gjatë verës një numër i madh i mërgimtarëve vijnë për pushime në Kosovë, ku shumë prej tyre vijnë nga Serbia.

Megjithatë, të gjithë mërgimtarët që vijnë nëpërmjet Serbisë duhet të kenë dijeni për ndryshimin e disa rregullave.

Rregullat e reja kanë filluar të zbatohen dhe mërgimtarët duhet të kenë shumë kujdes, sepse në Serbi ka filluar matja e shpejtësisë mesatare gjatë vozitjes nëpër autostrada.

Me këtë nënkuptohet se do të matet koha për të cilën është kaluar segmenti i caktuar i rrugës mes dy punkteve në të cilat bëhet pagesa, ndërsa pagesa e dënimit për tejkalim të shpejtësisë behet menjëherë në punktin e pagesës për autostradë.

Shpejtësia e lejuar në autostradat e Serbisë është 130km/h, ndërsa dënimet sipas kategorive shkojnë prej rreth 25 euro deri mbi 1000 euro dhe 15-60 ditë burg, shkruan “espreso.rs”.

Dënimet janë rigoroze, andaj ata që kalojnë nga Serbia duhet të kenë shumë kujdes.

Autostradat në Serbi

Suboticë – Nish (423 km); 3 orë e 31 minuta,

Beograd – Nish (237 km): 1 orë e 58 minuta,

Beograd – Suboticë (190 km): 1 orë e 34 minuta,

Beograd – Shid (109 km): 54 minuta.

FAKTE

– 130 km/h është shpejtësia maksimale e lejuar në autostradat në Serbi

– 120 km/h është shpejtësia maksimale e lejueshme në autostradat në Serbi me anë të shenjave

– Dënohen 3,000 dinarë (25 euro) për shpejtësi nga 120 në 140 km/h

– Dënohen prej 10,000 dinarë (85 euro) për shpejtësi nga 151 në 160 km/h

– 100,000 dinarë (845), 15 deri në 60 ditë burgim, 15 pika ndëshkuese dhe nëntë deri 12 muaj pa licencë është dënimi për tejkalimin nga 201 deri 220 km/h.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori