LAJMI I FUNDIT:

Xherdan Shaqiri falënderon Zhegrën për mbështetje

Xherdan Shaqiri falënderon Zhegrën për mbështetje
Xherdan Shaqiri (Getty Images)

Xherdan Shaqiri nuk e harron asnjëherë vendlindjen e tij, Zhegrën e Gjilanit, pasi së fundmi ka falënderuar ata për mbështetje.

Ylli me prejardhje shqiptare është duke shkëlqyer me Përfaqësuesen e Zvicrës në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Shaqiri ka arritur të shënojë një supergol në fitoren 2-1 të Zvicrës ndaj Serbisë, ndërsa ka asistuar në takimin ndaj Brazilit.

Shaqiri mjeshtër i driblimit nën këmbët e lojtarëve, Neymar nuk është më efikas se ai!
Lexo po ashtu Shaqiri mjeshtër i driblimit nën këmbët e lojtarëve, Neymar nuk është më efikas se ai!

Paraqitjet e tij të mira dhe në veçanti goli i fitores ndaj Serbisë kanë bërë që Shaqiri të marr mbështetje shumë të madhe nga shqiptarët anekënd botës, edhe pse kjo nuk ka munguar asnjëherë.

Festa me shqiponjë e Shaqirit (Getty Images)

Së fundmi është vendlindja e tij, fshati Zhegër nga Gjilani që i ka kushtuar një poster yllit të Zvicrës.

Postimi i Shaqirit

Aty shihet Shaqiri me festimin e tij me shqiponjë dhe shkruhet se ai është “krenaria e kombit” dhe se “Zhegra është krenar me të”.

Shaqiri i uron suksese Drites para ndeshjes në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Shaqiri i uron suksese Drites para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Këtë poster, ylli gjilanas e ka postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram duke falënderuar Zhegrën e tij për mbështetje.

Ndryshe, Shaqiri do të luaj ndeshjen e ardhshme  ndaj Suedisë në 1/8-tën e Kupës së Botës, takim ky që do të zhvillohet të martën nga ora 16:00. /Telegrafi/