LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nuk e di pse Limaj dhe ministrat e tij munguan në mbledhjen ku raportoi Thaçi

Haradinaj nuk e di pse Limaj dhe ministrat e tij munguan në mbledhjen ku raportoi Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk e ka idenë pse ministrat e Nismës Socialdemokrate bashkë me kreun e tyre zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj munguan në mbledhjen e Qeverisë, ku raportoi presidenti i vendit Hashim Thaçi, rreth procesit të dialogut me Serbinë.

Kreu i ekzekutivit i pyetur nëse ka qenë i njoftuar për këtë bojkot, theksoi se vendimi është marrë dje që kreu i shtetit të raportojë në Qeveri, prandaj nuk e din pse munguan.

“Nuk e di për besë se takimi është thirrur dje për sot, pra dje kemi marrë vendim. E pash që munguan disa ministra por ka raste kur mungojnë”, tha Haradinaj.


Madje, kreu i ekzekutivit shtoi se me shpesh rrinë mes vete ministrat e Nismës dhe PDK-së se sa me të.

“Nuk më ka thënë dikush diçka, po mendoj sekretariati e bën ftesën, por nuk kam pasur…Për besë iu kam thënë edhe një ditë ata komunikojnë shumë mirë mes veti dhe rrinë më shpesh mes veti se me mua”, u shpreh ai.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj bashkë me ministrat e partisë së tij, Skënder Reçica, Bajram Hasani dhe Shyqiri Bytyçi, munguan në mbledhjen e Qeverisë ku raportoi presidenti Hashim Thaçi rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ftoi të gjitha partitë që t’i bashkohen këtij procesi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Fetoshi nga

Fetoshi nga "Octopus": Mesazhet e Ruttes rikonfirmojnë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për paqe në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori