LAJMI I FUNDIT:

“Raporti i KE-së do të jep fjalën e fundit rreth liberalizimit të vizave për Kosovën”

“Raporti i KE-së do të jep fjalën e fundit rreth liberalizimit të vizave për Kosovën”

Java e ardhshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, pritet të jetë vendimtare sa i përket marrjes së rekomandimit pozitiv apo jo për liberalizim të vizave.

Komisioni Evropian javën e ardhshme pritet të dalë me rekomandime pozitive në lidhje me liberalizim të vizave, ndërkaq deri në dhjetor pret që të përmbyllet i gjithë procesi.


Sipas këtyre pritjeve, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm, pa viza në zonën Shengen, nga janari, përkatësisht shkurti i vitit 2019.
Lidhur me këtë çështje, ekspertja e Integrimeve Evropiane, Jehona Lushaku ka theksuar për Telegrafin se shtyrja për hapjen e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë deri në qershor të vitit 2019, mund të ndikojë edhe të vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas saj, vështirësitë për marrjen e vendimit janë se ende nuk është publikuar Raporti vlerësues nga Komisioni Evropian, migracioni ilegal me të cilin po ballafaqohen disa nga shtetet e BE-së dhe zgjedhjet për institucionet e BE-së.

“Së pari, raporti duhet publikuar dhe duhet te konstatojë që janë plotësuar dy kriteret e fundit. Pastaj ky raport shkon më tej në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Ministrave. Ne qoftë se raporti përfshin rekomandimin për vendim pozitiv, atëherë i mbetet shteteve që të vendosin. Këtu kemi dallime në qëndrime, për shkak se shtete janë duke u ballafaquar me migracion ilegal. Në këtë pikë do të ndihmonte shumë që Qeveria të jepte garancione shtetërore që qytetarët e Kosovës nuk do të keqpërdorin liberalizimin për qëndrime jashtëligjore në shtetet e BE-së. Ngaqë qeveritë e shteteve anëtare nuk kane disponim të marrin vendime që e rrisin migrimin në BE. Kjo po ashtu për arsye politike, meqë në fillim të vitit të ardhshëm janë zgjedhjet në BE”, ka thënë Lushaku.

Ajo ka theksuar se versioni optimal i një vendimi mund të jetë që vendimi të merret këtë vit dhe implementimi i tij të fillojë në mesin e vitit të ardhshëm.

“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë bëhet fjalë për hapje të negociatave për anëtarësim në BE, kurse për Kosovën jemi duke folur për procesin e heqjes se vizave Shengen, qe është i ndarë nga procesi i integrimit. Kushte te reja këtij procesi nuk mund t’i bashkëngjiten. Por mund te ketë monitorim te zbatimit shembull të kriterit të fundit që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Por, sigurt do të ketë edhe mekanizëm kontrollues te zbatimit te kritereve: kontrollit të migracionit. Kjo është evidente”, tha Lushaku.

Në anën tjetër, Albana Rexha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, theksoi se hapja potenciale e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë gjatë gjashtë mujorit të vitit 2019, për liberalizimin e vizave nuk ka indikacion të ngjashëm në këtë draft raport.

“Pra, vlerësohet lart ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi, dhe në po të njëjtin paragraf diskutohet për kontinuitet të vlerësimit të përmbushjes së kriterit tjetër në lidhje me pasjen e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu diskutohen dhe ngritën shqetësime të tjera rreth sundimit të ligjit dhe Gjykatës Speciale. Kjo lë të kuptohet se nuk ka qëndrim të qartë dhe të prerë në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën”, u shpreh Rexha.

Ajo tutje shtoi se është më rëndësi të theksohet se nga 14 paragrafë në të cilët diskutohet mbi Kosovën për politika/procese të ndryshme, në 8 prej tyre Kosova vlerësohet për arritjet e saja duke përfshirë këtu zgjedhjet parlamentare dhe lokale në 2017, përmirësimet në ambientin biznesor, përkushtimin për arritjen e një marrëveshje përfundimtare në dialog me Serbinë, marrëveshjen e arritur për zgjatjen e mandatit të EULEX-it, dhe të ngjashme.

“Ndërkaq në tri raste të tjera inkurajon përpjekje më të madhe nga ana e institucioneve për të përmirësuar fushat përkatëse, duke përfshirë këtu ndërtimin e konsensusit të spektrit politik për avancimin e agjendës evropiane, implementimin e reformave që dalin nga MSA, si dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në dy temat e tjera në lidhje me sundimin e ligjit dhe Gjykatën Speciale, kërkohet që urgjentisht të intensifikohet puna e institucioneve përkatëse në mënyrë që të ketë rezultate konkrete”, theksoi Rexha.

Ndryshe, në rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, thuhet se do të kërkohet një monitorim i vazhdueshëm i Kosovës në angazhimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në veçanti të rasteve të vendosura në kuadër të kritereve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori