Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka përshëndetur vlerësimin e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, për Xhabir Zharkun.
Tahiri e kishte përshkruar këtë rast “të turpshëm”, andaj sipas O’Connel përsëritja e rasteve të ngjashme duhet të ndalohet.
“Një hap i parë i mirë do të ishte heqja e dispozitave ligjore që lejojnë kriminelët e dënuar t’i shmangen vuajtjes së dënimit”, ka shkruar ambasadori britanik në llogarinë e tij në Facebook.
“Është inkurajuese të shohë që Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri e përshkruan rastin e Xhabir Zharkut si të turpshëm. Qytetarët e Kosovës meritojnë një veprim konkret për të ndaluar përsëritjen e rasteve te ngjashme në te ardhmen. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë. Një hap i parë i mirë do të ishte heqja e dispozitave ligjore që lejojnë kriminelët e dënuar t’i shmangen vuajtjes së dënimit. Ky është një test për gadishmërinë e Kosovës për ta luftuar kriminalitetin në politikë”, shkruan ai.
Ndryshe, sot në një konferencën të organizuar nga BIRN dhe INTERNEWS KOSOVA, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri foli rreth rastit të ish- kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, transmeton lajmi.net.
Tahiri duke mos ia përmendur emrin, tha se Zharku është turpi i Kosovës dhe rastet e tilla nuk duhet të përsëriten.
“I bashkohem ambasadorit britanik, është turpi i Kosovës, por rastet e tilla nuk duhet të na demotivojnë që ta mbështesim gjyqësorin. Rastet e tilla nuk duhet të përsëriten”, tha Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ: Deri në orën 15:00 dalja në rivotim është 34.87%
Meta me akuza të rënda ndaj Ramës: Ishte iniciator i procesit që synonte të asgjësonte Kosovën
Mbyllja e institucioneve financiare, Franca i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të ndalojë çdo veprim të mëtejshëm në veri
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251