Punëtorët e minierës “Trepça” nga e hëna e ardhshme do të hyjnë në grevë për shkak se, sipas Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, kërkesat e tyre nuk janë përfshirë në draftstatutin e ndërmarrjes.
E kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, thotë se kërkesat e punëtorëve nuk mund të përfshihen në statut, pasi kanë kosto të lartë dhe mund të jenë pengesë për zhvillimin e ndërmarrjes.
Më 18 dhe 19 qershor 2018, minatorët e Trepçës mbajtën grevë një orëshe të pakënaqur për përmbajtjen e draft statutit të Trepçës. Por nëse kërkesat e tyre e për këtë çështje nuk merren parasysh, atëherë, ata thonë se do të vazhdojë me greva, e madje edhe kërcënojnë me eskalimin e tyre.
Kështu tha për Radio Kosovën, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku.
“Deri të hënën, nëse nuk ndërmerren masa, ose nuk futen kërkesat tona në statut, atëherë, nga e hëna e tutje besoj se do të eskaloj situata. Nuk e di si ka me rrjedhë më tutje, ne kemi
paralajmëruar grevë të përgjithshme ose protestë masive në rrugë”, tha ai.
Sipas Sadikut, draft statuti i propozuar, nuk është në të mirë të punëtoreve e as të ndërmarrjes Trepça. Ai përmend disa nga kërkesat të cilat punëtorët kërkojnë që të përfshihen në statut.
“Kemi kërkuar që pensionet e minatorëve të jenë 70 për qind e pagës si dhe mosha e pensionimit të jetë 50-55 vjet. Sigurim shëndetësor dhe atë në punë. Njohjen e stazhit të punës për vitet 89-99. Kemi kërkuar po ashtu që familja të ketë trashëgimi në pensionet e familjarëve”, u shpreh Sadiku.
Sipas tij, asnjëra nga kërkesat e punëtorëve nuk është marrë parasysh, përderisa shprehet se draftstatuti i propozuar, nuk është punuar nga Bordi Drejtues i Ndërmarrjes Trepça. Por, kryesuesi i këtij bordi, Ardian Syla, i tha Radio Kosovës se dokumenti në fjalë, është punuar nga ata, përderisa për pakënaqësitë dhe kërkesat e sindikatës.
“Pakënaqësitë e punëtorëve janë kryesisht në lidhje me çështjet sociale,- të cilat ata mendojnë se duhet të futen në statut. Mirëpo, shumica e bordit dhe qeveria mendojmë se çështjet sociale nuk duhet të futen në statut, por të rregullohen përmes formave ligjore”, tha ai.
Syla, thotë se është për zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve, por në këtë fazë, përmbushja e tyre nuk është në të mirë të Trepçës e as të punëtorëve, pasi që ka kosoto të lartë buxhetore. Nxjerrja e statutit dhe miratimi i tij, në Kuvendin e Kosovës, i hap rrugë regjistrimit të ndërmarrjes Trepça dhe fillimit të punës. Përderisa, në mungesë të tij, Ligji i Trepçës, edhe dy vite pas miratimit, nuk zbatohet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës