LAJMI I FUNDIT:

Sektorit bankar vazhdon të dominohet nga kapitali i huaj

Sektorit bankar vazhdon të dominohet nga kapitali i huaj

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar ka njoftuar se struktura e sistemit financiar përbëhet nga gjithsej 112 institucione financiare të cilat janë licencuar dhe regjistruar, si dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë bazuar në legjislacionin e aplikuar në Republikën e Kosovës dhe në kuadrin rregullator në fuqi të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

“Struktura e sistemit financiar megjithatë donimohet nga bankat, fondet pensionale dhe siguruesit marrë parasysh që së bashku menaxhojnë 96.5% të gjithsej mjeteve të sistemit financiar përkundër faktit që në numër janë shumë më pak se IMF-të, IFJB-të dhe ndërmjetësuesit në sigurime së bashku. Peshën më të madhe në kuadër të sistemit financiar në vend e kanë dhjetë bankat të cilat në fund të vitit 2017, përbënin 65.5% të gjithsej mjeteve të
sistemit financiar”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së raporton RTKlive.


Sipas BQK-së bankat pasohen nga dy fondet pensionale të cilat së bashku menaxhojnë 27.9% të mjeteve të sistemit. Siguruesit në vend radhiten të tretit për nga pesha marrë parasysh që në fund të vitit 2017 përbënin 3.0% të mjeteve të sektorit. Pjesa e mbetur prej 3.6% menaxhohet nga IMF-të, IFJB-të dhe ndihmësit në sigurime. Struktura e mjeteve të sektorit financiare në fund të vitit 2017 dominohet nga bankat, të cilat menaxhojnë me 65.5% të gjithsej mjeteve në këtë sektor. Fondet pensionale radhiten të dytat për nga pesha pasi që menaxhojnë me 27.9% të gjithsej mjeteve të sistemit. Siguruesit menaxhojnë me 3.0% të gjithsej mjeteve të sistemit prandaj edhe renditen në pozitën e tretë. Pjesa e mbetur e mjeteve të sektorit financiar në Kosovë, menaxhohet nga institucionet mikrofinanciare (2.5%) dhe institucionet financiare jobankare dhe ndihmësit tjerë financiarë (1.0%).

“Struktura e kapitalit të sektorit bankar vazhdon të dominohet nga kapitali i huaj, ku në fund të vitit 2017, tetë (8) nga dhjetë (10) bankat e licencuara të operojnë në vend janë me kapital të huaj dhe përbëjnë 90.2% të gjithsej kapitalit të sektorit, duke mos shfaqur ndonjë ndryshim të madh krahasuar me një vit më parë”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së raporton RTKlive. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori