LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Punë të Brendshme heq nga rendi i ditës diskutimin për INTERPOL-in

Komisioni për Punë të Brendshme heq nga rendi i ditës diskutimin për INTERPOL-in

Në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pritej të diskutohej rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Mirëpo, me kërkesë të deputetit të PDK-së, Fatmir Xhelili dhe Rexhep Selimit nga VV me arsyen se nuk ka ndonjë material që mund të diskutohet për këtë pikë është hequr nga rendi i ditës.


Fatmir Xhelili tha se kjo pikë e rendit të ditës nuk e ka vendin për diskutim në këtë periudhë kohore edhe pse tha se e përkrah iniciativën e Qeverisë së Kosovës për anëtarësimin e  Kosovës në Interpol.

“Kjo pikë e rendit të ditës nuk e ka vendin në Komisionin tonë në këtë moment ose në këtë periudhë kohore. Qeveria qysh vitin e kaluar ka kërkuar të anëtarësohet në Interpol, janë të gjitha përgatitjet dhe lotimet duke u punuar në atë drejtim për pranimin e Kosovës në Interpol. Është duke u krijuar një klimë favorizuese për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Komisioni jonë dhe kuvendi i ka dhënë përkrahje qeverisë për anëtarësimin e Policisë në Interpol. Kisha propozuar me përkrahje të komisionit mos me diskutua”, ka thënë Xhelili.

Edhe deputeti i VV-së Rexhep Selimi, tha se nuk ka ndonjë material që do të mund të diskutohet për këtë pikë të rendit të ditës.

“Nuk kemi ndonjë material që do ta diskutojmë apo ta shqyrtojmë këtu. Iniciativat kanë qenë të kahershme nga qeveria. Por meqë sot nuk kemi material, pajtohem me kolegun që ta heqim nga rendi i ditës pasi nuk ka diçka konkrete”, ka thënë Selimi.

Ndërsa Muharrem Nitaj tha se “justifikimi për tërheqjen e kësaj pike është se nuk është që komisioni nuk mund të kontribuoj në këtë çështje dhe prandaj ne heqim dorë nga debati për këtë pikë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori