Me nderime të larta ushtarake sot është varrosur veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politik, Hajdin Rama në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe personalitete të larta politike dhe drejtues të institucioneve të shtetit të Kosovës, të cilët vlerësuan lart kontributin dhe sakrificën e Hajdin Ramës për liri dhe pavarësi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se bacën Dinë e ka njohur në vitet e 90-ta i cili ka qenë i vendosur për të realizuar qëllimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Sot ne do ndahemi nga një ndër bashkëluftëtarët e veçantë, në fakt si bashkëluftëtar ndarjet e tilla janë të rënda për vet faktin se ndahemi nga njerëzit që kanë dhënë shumë për lirinë dhe në të njëjtën kohë e kanë dashur shumë tokën e vet. Baca e Dinë, sot do t’i bashkëngjitet edhe komandant Plakut, Xheladinit, edhe bacës Nesë. Po i përmendi edhe këta dy bashkëluftëtarë, të cilët kanë qenë po aq si baca Dinë, kanë vepruar bashkërisht në të njëjtën kohë kanë pasur kontributin për liri dhe shtetin tonë të pavarur dhe sovran”, ka thënë Veseli.
Ish-bashkëluftëtari i Hajdin Ramës, deputeti Nait Hasani tha se Hajdin Rama i dha zemër dhe fuqi luftës së UCK-së, i cili ishte njeri i fjalës dhe besës që ishte rritur me vuajtje, të cilat kurrsesi si duronte. Sipas tij, Rama mezi priste t’i bashkohet luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Shtëpia e tij ishte bazë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga ku merrnim vendim, vepronim në koordinim të UÇK-së dhe luftës sonë për liri. Daja Dinë në burg gëzonte respekt të madh dhe të veçantë nga të gjithë të burgosurit, sepse ai ishte simbol i frymëzimit, i qëndresës për të gjithë të burgosurit…Tani pusho i qetë daja Dinë, ti i përket përjetësisë së kombit tonë. Amanetin tënd e kemi të përbashkët për ta nderuar Kosovën në tokën e bekuar nga Zoti. Lavdi veprës”, tha Hasani.
Edhe kryetari komunës se Drenasit Ramiz Lladrovci vlerësoi lart kontributin dhe veprën e luftëtarit të UÇK, Hajdin Rama. Sipas tij, sot Drenasi, Drenica dhe Kosova humbi një nga bijtë më të devotshëm, bacën Dinë.
“Ish i burgosuri dhe veterani i ditëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hajdin Rama do të mbetet në kujtesën e të gjithë atyre që njohën dhe dëgjuan për qëndresën kundër serbëve dhe gatishmërinë për t’u ballafaquar me armë kundër armikut shekullor”, tha Lladrovci.
Ish-bashkëluftëtari Bislim Zogaj ka thënë se sot po ndahen prej një burri të madh të Kosovës dhe prej një njeriu që ka kryer punë të mëdha për atdheun.
“Njeri, i cili që nga vegjëlia e tij ishte brumosur me atdhetarizëm dhe këtë atdhetarizëm e kishte marrë nga babi i tij dhe pastaj e kishte pasur fatin. Pra, ishte një njeri që kishte vepruar apo ishte gjendur gjithmonë pran patriotëve dhe pran atyre që kishin bërë për çështje kombëtare. Kështu që edhe në kohën e UÇK-së, Xheladin Gashi – Plaku, kishte arritur ta identifikojë këtë burrë të vërtetë të çështjes kombëtare dhe shtëpinë e Hajdin Ramës e kishim shndërruar atëherë në çerdhe të UÇK-së. Po ashtu, shtëpia e Hajdin Ramës ishte shndërruar aty ku u merreshin vendimet dhe ku u përgatiteshin aksionet… Edhe pse ishim në numër të vogël, Hajdin Rama ishte i gatshëm për të vepruar dhe për të marrë pjesë në aksione, të cilat i organizonte në atë kohë UÇK-ja”, tha Zogaj.
“Kur them se ishte edhe një shtyllë më e madhe për çështje kombëtare, ai u mundua që me sakrificën e tij të lëvizë çdo guri që ne sot të gëzojmë pavarësinë e Kosovës. Unë do të mundohem me përkushtim të madh të mbroj dhe të vlerësoj vlerat edhe të babait tim. Ndihem shumë mirë sot, që në mesin tonë edhe veprimtarët e tij më të shquar që janë ende gjallë si Nait Hasani, Bislim Zogaj dhe familja e Xheladin Gashit, komandant Plakut”, tha Rama.
Ndërsa, në emër të shoqatave të dala nga lufta, Faton Klinaku duke ngushëlluar familjen e Hajdin Ramës, tha se kontributi për liri dhe pavarësi do të jetë i pa shlyer.
Ndryshe, luftëtari i UÇK-së, Hajdin Rama, i cili ishte i lindur në vitin 1938, ndërroi jetë të mërkurën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker