LAJMI I FUNDIT:

Roli i fisnikërisë shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut (Video)

Roli i fisnikërisë shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut (Video)

Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, po nxit pasurimin e informacionit akademik dhe kulturor të historisë së vendit gjatë Mesjetës.

Historiani Ferit Duka mbajti ligjëratën e tij në një këndvështrim ndryshe, ku pjesë interesante e saj ishte trajtimi i fisnikërisë shqiptare në dy periudha të rëndësishme: në atë mesjetare dhe në fillimet e erës osmane.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare historiani, Duka u shpreh se “figura e Skënderbeut simbolizon një njeri që iu kushtua kauzës më të shenjtë të njerëzimit që është liria. Ai vendosi një pikë të fortë reference për të gjitha periudhat historike të Shqipërisë. Skënderbeu është një personalitet që sot është bërë simbol i integrimit të shqiptarëve në botën e qytetëruar euroatlantike”.


”Ky cikël ligjëratash është jo vetëm një shkëmbim mendimesh dhe idesh midis rretheve akademike shqiptare dhe atyre të huajave por është një rast shumë i bukur për komunikimin e rezultateve shkencore një auditori të gjerë, që i shërben edukimit të shoqërisë shqiptare me historinë e saj dhe me vlerat e çmuara që na përcjell historia jonë”, tha Duka.

Në lidhje me ligjëratën e tij në konferencë ai u shpreh se ”trajton çështje thelbësore të cilat kanë të bëjnë me paraqitjen e fisnikërisë shqiptare në dy periudha të rëndësishme në atë mesjetare dhe në fillimet e erës Osmane. Shtresa shoqërore e shoqërisë shqiptare, fisnikëria mori përgjegjësinë e organizimit të luftës së armatosur të lëvizjes çlirimtare kundër sundimit osman nën udhëheqjen e Skënderbeut”.

”Shtresa e fisnikërisë iu bashkua Skënderbeut në këtë luftë të madhe çlirimtare e cila ishte jo vetëm me përmasa shqiptare por dhe me përmasa evropiane. Pjesa tjetër e kësaj shtrese u islamizua dhe u integrua në radhët e klasës sundues osmane ”, përfundoi Ferit Duka.

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
KANGË

KANGË

Poezi
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
DURIMI

DURIMI

Fjala+
Kalo në kategori