LAJMI I FUNDIT:

Babai hero vrapoi drejt veturës që po digjej, për të shpëtuar djalin e tij që gjendej brenda (Video)

Babai hero vrapoi drejt veturës që po digjej, për të shpëtuar djalin e tij që gjendej brenda (Video)

Një shofer që kishte humbur kontrollin e veturës së tij duhej të shpëtohej nga babai i tij, pasi u mbërthye në veturën e tij që po digjej, ndërsa garonte në një pistë.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Mike Jones bëri një “rrethrrotullim” bashkë me veturën e tij para se të përplasej për një gardh ndarës, pasi u ndeshën me një veturë tjetër – para se vetura e tij të përfshihej nga flakët.


Jones ishte mbërthyer brenda automjetit për rreth 15 sekonda pasi flakët shpërthyen nga mbulesa.

Babai i tij në panik, Dean Jones, i cili ishte veshur vetëm me një bluzë dhe pantallona të shkurtra, më pas u hodh mbi një gardh në “South Boston Speedway”, Virxhinia.

Ai arriti të tërheqë djalin e tij përmes dritares pasi ai kishte kaluar rreth 25 sekonda të bllokuar në flakë.

Pavarësisht se djali i tij ishte duke u shpëtuar nga rreziku, babai heroik u kthye në përpjekje për të ndihmuar stafin e sigurisë për të shuar flakët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori