LAJMI I FUNDIT:

Ivanka Trump i kërkoi të atit ta ndalë ndarjen e familjeve të emigrantëve

Ivanka Trump i kërkoi të atit ta ndalë ndarjen e familjeve të emigrantëve

Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e presidentit amerikan, do ta ketë këshilluar të atin për t’i dhënë fund ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre emigrantë të arrestuar në kufi, sipas një dëshmie jo të drejtpërdrejtë, por është treguar e rezervuar ndaj çdo kritike publike.

Presidenti përmendi faktin që vajza e tij Ivanka e kishte këshilluar për t’i dhënë fund kësaj praktike dhe ai e pranoi se ishte i vetëdijshëm që kjo duhej të ndërpritej pasi pamjet janë të dhimbshme dhe se po kërkonte një zgjidhje ligjore, bëri të ditur Carlos Curbelo, cituar nga televizioni CNN, përfaqësues republikan i Floridës, pas takimit që u zhvillua të martën midis deputetëve të partisë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Donald Trump, shkruan ATSH.


“Vajza e tij ka parë pamjet dhe njoftoi se për një sërë arsyesh ne duhet ta zgjidhim këtë çështje”, u shpreh gjithashtu Chris Collins, deputet republikan i Nju Jorkut, gjithashtu i pranishëm në takim, për të biseduar rreth një reforme për emigracionin.

Ivanka Trump nuk reagoi publikisht ndaj praktikës mjaft të diskutueshme të ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre pa dokumente, që ka shkaktuar një sërë kritikash, si në nivel kombëtar dhe atë ndërkombëtar.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori