LAJMI I FUNDIT:

Gruevski i përgjigjet Zaev: Përgënjeshtrimi më i madh është koha

Gruevski i përgjigjet Zaev: Përgënjeshtrimi më i madh është koha

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski për deklaratën e sotme në televizionin “Kanal 5” nga kryeministri Zoran Zaev se qeveria e OBRM-PDUKM-së në vitin 2012 ka pranuar erga omnes të Maqedonisë së Epërme, Gruevski ka reaguar ndaj kësaj deklarate nëpërmjet rrjetit social Facebook, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përgënjeshtrimi më të mirë të asaj që ju flisni Zaev, është koha. Ky faktor tregon se unë dhe OBRM-PDUKM kemi folur për tejkalimin e kontestit të emrit siç e obligon rezoluta e OKB-së, por nuk e ndryshuam emrin dhe identitetin për 11 vjet. Ndërsa ai pranon dhe zbaton ndryshimin e emrit “erga omnes”, duke ndryshuar Kushtetutën e cila ndikon në mënyrë të qartë ndryshimin e identitetit. Dhe me shumë koncesione në marrëveshje që kurrë nuk kanë qenë objekt i bisedës, e lëre më lëshime. Jashtë çdo logjike të pranojë “erga omnes”, që do të thotë një ndryshim emri në Kushtetutë quajtur Veriore apo Maqedonia e Epërme apo ndonjë. Edhe më shumë që paskam hequr dorë nga identiteti. Vetëm emri i autostradës ka irrituar grekët dhe për këtë arsye kemi humbur mundësinë. Marrëveshje e tillë, me elemente të tilla në të, koncesione të tilla në nenet e marrëveshjes, unë nuk kamë qenë në gjendje t’i pranojë, sepse si pjesë e punimeve nuk janë kërkuar nga pala tjetër”, shkruan Gruevski.

Zaev: Gruevski në vitin 2012 ka pranuar ndryshimin e emrit me përdorim të përgjithshëm
Lexo po ashtu Zaev: Gruevski në vitin 2012 ka pranuar ndryshimin e emrit me përdorim të përgjithshëm

Ai gjithashtu tha se Qeveria dëshiron të tërheq vëmendjen dhe të mos flitet për marrëveshjen e cila është një katastrofë kombëtare. /Telegrafi/