Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e ka fituar në të dy shkallët procesin gjyqësor që është zhvilluar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës me kompaninë ESBI nga Republika e Irlandës.
Kolegji i Ankesave i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës ka lëshuar Aktgjykimin AC-1-18-0090, me të cilën ka refuzuar ankesën e paditësit ESBI Consultants Limited nga Republika e Irlandës me çka ka vërtetuar Aktgjykimin e lëshuar nga Kolegji i Specializuar i po kësaj Gjykate që e ka refuzuar si të pabazuar padinë e ESBI-së.
ESBI Consultants Limited, kompani e regjistruar në Irlandë, ishte e angazhuar në menaxhimin e Korporatës Energjetike të Kosovës në vitet 2004-2006 përmes një kontrate të lidhur me ish- AKM-në. Më 26 qershor 2008 ESBI kishte ushtruar padi ndaj ish AKM-së për, siç thuhej në padi, mospërmbushje të detyrimeve ndaj saj për angazhimin në KEK. Vlen të theksohet se vlera e kontestit ka qenë 4,945,128.83€, ndërsa duke llogaritur pretendimet e ankuesit në interes (kamatë) nga viti 2006 e deri më tani që në vlerë totale i bie afër 10 milionë euro. Përgjatë një procesi të gjatë gjyqësor, AKP në të dy shkallët e Dhomës së Posaçme e ka fituar kontestin gjyqësor duke e kursyer kështu Buxhetin e Kosovës për rreth 10 milionë euro nga dënimet potenciale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City