LAJMI I FUNDIT:

VDEKJA

VDEKJA

Poezi nga: Niccolo Tommaseo
Përktheu: Sulejman Mato

(sipas një kënge popullore epirote)

Përse të vdekurit janë të zinj
Dhe aq të mjeruar rrinë?
A mos vallë shiu i tremb
dhe era egër vërshëllin?


As era si rreh e as shiu s’i tremb.
por kalon Karonti, rëndë-rëndë,
Të rinjtë nxjerr përpara dhe vogëlushët,
përmbi kuaj në radhë i ka vënë.

Luten pleqtë e i përgjërohen fëmijtë:
“I dashur Karont”, i thonë me përulje,
– Na ndal diku, pranë një burimi,
të freskohemi pak dhe të pimë ujë,
të çlodhen pleqtë e fëmijët të mbledhin lule… “

“Në asnjë vend s’do të ndalem
dhe në asnjë burim s’do të pini,
se vijnë gratë për të mbushur ujë
njohim bijtë e tyre, njohin burrat e tyre,
e pastaj, s’ më ndahen më kurrë”.