LAJMI I FUNDIT:

Një karrocë me fëmijë po udhëtonte pa shoqërues, “paralizohet” një linjë hekurudhore në Zvicër

Një karrocë me fëmijë po udhëtonte pa shoqërues, “paralizohet” një linjë hekurudhore në Zvicër

Mëngjesin e së hënës, treni zviceran IC 710 është dashur të evakuohet, pasi në bord është gjetur një foshnje në karrocë, e pashoqëruar nga askush.

Intercity 710 nga Cyrihu me destinacion për në Gjenevë, mëngjesin e së hënës ka dështuar. Arsyeja ishte, një fëmijë në një karrocë fëmijësh pa ndonjë shoqërues të rritur.


Treni ka qenë gati për t’u nisur në Stacionin Qendror të Cyrihut, kur nëpunësit e policisë së Transportit SBB, morën një informatë se një fëmijë është duke udhëtuar i vetëm, nga stacioni trenit të Aeroportit të Cyrihut, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.

Zëdhënësi i Hekurudhave zvicerane (SBB), Oli Dischoe ka deklaruar se nëpunësit policorë kanë kontrolluar trenin në kërkim të karrocës me fëmijën.

Kërkimi ndikoi që të prolongohej nisja e trenit. Prandaj, udhëtarëve iu kërkua që të merrnin trenin e ardhshëm, shkruan më tej gazeta zvicerane.

Në ndërkohë, ushtarët që e kishin gjetur, e kanë sjellë karrocën në stacionin policor të Policisë Kantonale të Cyrihut, në stacionin kryesor. Policia ka arritur të kontaktojë nënën e foshnjës dhe ato janë ribashkuar.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori