LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo pajtohet me dënimin e “dy viteve burg” dhe 18.8 milionë euro gjobë për evazion fiskal

Ronaldo pajtohet me dënimin e “dy viteve burg” dhe 18.8 milionë euro gjobë për evazion fiskal
MOSCOW, RUSSIA - JUNE 09: Cristiano Ronaldo of Portugal football team arrives to compete in the 2018 World Cup at Zhukovsky airport on June 9, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Oleg Nikishin/Getty Images)

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka arritur një marrëveshje me autoritetet spanjolle të tatimeve për dënimin prej dy viteve burg dhe një gjobe prej 18.8 milionë eurosh.

El Mundo Deportivo shkruan se Ronaldo është pajtuar për këtë marrëveshje në mënyrë që procesi të mos vazhdojë dhe ai të mos dënohet më rëndë.

Ronaldo nuk pritet që të hyjë në burg edhe pse do të jetë i dënuar me dy vjet burgim, pasi që ligji spanjoll përcakton se një secili dënim deri në dy vjet i cili shqiptohet për herë të parë mund të ekzekutohet edhe në liri me kusht.


Kështu 33 vjeçari portugez i cili është akuzuar për evazion fiskal prej 14.7 milionë eurosh me anë të agjentëve të tij, gjithmonë i ka mohuar këto akuza, edhe pse tash besohet se ka arritur një marrëveshje të tillë.

Ronaldo pritet që të paraqitet sonte për kombëtaren e Portugalisë për ndeshjen e Kampionatit Botëror ndaj Spanjës.

Gestifute, agjencia që përfaqëson lojtarin nuk ka komentuar për këto raoprtime. Edhe agjencia spanjolle e tatimeve mohoi të komentojë mbi rastin.

Gjithçka rreth Cristiano Ronaldos
Lexo po ashtu Gjithçka rreth Cristiano Ronaldos

Gjykatat në Spanjë kohëve të fundit kanë luftuar fshehjen e tatimeve edhe të futbollistët kryesorë.

Lionel Messi më parë ishte dënuar me 21 muaj burgim në vitin 2017 për një vepër të njëjtë, por sipas përcaktimit të ligjit spanjoll ai ka mundur të shndërrojë këtë kohë të burgut në një kaucion të cilin tashmë e ka paguar.

Mes viteve 2005 dhe 2010, lojtarët e huaj në Spanjë ishin mbrojtur nën ligjin e ashtuquajtur “Ligji i Beckhamit” duke u lejuar atyre që t’u shmangen taksave. Por, teksa kriza financiare u thellua, ky ligj u shfuqizua duke hapur rrugë për hetime të rasteve të evazionit fiskal te futbollistët më eminent të kohës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Kalo në kategori