LAJMI I FUNDIT:

Sokoli: Kosovës dhe FC Prishtinës i duhet stadiumi, Ministri Gashi: Përfundohet në më pak se 30 ditë

Sokoli: Kosovës dhe FC Prishtinës i duhet stadiumi, Ministri Gashi: Përfundohet në më pak se 30 ditë

Strategu shqiptar, Bylbyl Sokoli, në Duelin e Botërorit në TV Dukagjini ka bërë thirrje që sa më shpejt të përfundohet Stadiumi i Qytetit të Prishtinës, një thirrje që u përkrah nga ministri i Sportit, Kujtim Gashi.

Ishte Sokoli ai që potencoi se përaqësuesja e Kosovës duhet të zhvillojë ndeshjet në Prishtinë, dhe që sa më shpejt të bëhet gati stadiumi.


Trajneri i ri i FC Llapit, Sokoli, tha se edhe Prishtinës i duhet stadiumi.

“Projekti për stadiumin e përfaqësueses është i madh, por ne kemi nevojë urgjente që të përfundojmë stadiumin e Prishtinës në mënyrë që kualifikimet përfaqësuesja t’i zhvillojë në Prishtinë, stadiumi i duhet edhe FC Prishtinës”, theksoi Sokoli.

Menjëherë u përgjigj ministri i sportit, i cili konfirmoi se për 30 ditë do të jetë gati stadiumii Prishtinës.

“Për 30 ditë do të jetë gati stadiumi i Prishtinës”, theksoi ai, para se Sokoli të replikonte se shumë herë është dhënë një datë e saktë por punimet janë shtyrë.

“Do të përundohet edhe në më pak se 30 ditë. Do të kryhen të gjitha inspektimet edhe nga UEFA dhe stadiumi do të jetë sigurisht gati”, shtoi Gashi duke siguruar se stadiumi do të perfundojë.

Dueli i Botërorit është një emision special i cili transmetohet në TV Dukagjini dhe prodhohet nga “super ekipa” me në krye Arben Ahmetin si autor dhe në prezantim të Arta Nitajt dhe Fisnik Zymit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori