Institucioni i BE-së për energji kritikon marrëveshjen për Termocentralin “Kosova e Re”
Sekretariati i Komunitetit për Energji sot ka kritikuar marrëveshjen në mes të Qeverisë së Kosovës dhe “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit të ri dhe marrëveshjen e lidhur me blerjen e energjisë në mes të këtyre dy palëve, duke thënë se kjo përbën ndihmë shtetërore, gjë që është në kundërshtim me rregullat për energji të Bashkimit Evropian (BE.
Ky institucion me bazë në Vienë ka thënë se “elemente të tjera potencialisht kritike në grupin e kontratave të përfunduara në dhjetor të vitit 2017 përfshijnë shmangie nga taksat dhe detyrimet doganore, garancitë shtetërore dhe transferimin/dhënien me qira të tokës nën çmimin e tregut”.
Sekretariati kishte ndarë shqetësimet me Qeverinë përmes një letre dërguar në 22 mars të këtij viti. Shqetësimet lidhen me kornizën kontraktuake për ndërtimin e termocentralit, dhe më së shumti me marrëveshjen për blerjen e energjisë të nënshkruar në dhjetor 2017.
Sipas ligjit për BE-së për energji, ndihma shtetërore është e ndaluar, me qëllim që të parandalohet që tregu i përbashkët i energjisë të shtrembërohet përmes avantazheve të dhëna nga burimet publike në ndërmarrje të caktuara.
Sekretariati vlerëson se marrëveshja e blerjes së energjisë për “Kosovën e Re” parashikon rreziqe, kryesisht të lidhura me operimin e një termocentrali tërësisht në favor të ContourGlobal. Kurse, ContourGlobal është i mbrojtur nga rreziqet komerciale siç janë: rreziku i prodhimit, i tregut, rreziqet rregullatore dhe tatimore të tarifave të sistemit dhe tarifave dhe taksave të tjera, rreziku i kredisë, etj, thuhet në faqen zyrtare të këtij komiteti, përcjell KosovaPress.
Kushtet bujare të ofruara përmes marrëveshjes për blerjen e energjisë, nuk do të mund të ishin arritur në kushtet e tregut. Kështu, përderisa “Contour Global” gëzon fitim të garantuar dhe pa rrezik, rreziqet përballohen nga Qeveria e Kosovës. Sekretariati është gjithashtu i shqetësuar se marrëveshjet kontraktuale do të zvogëlojnë më tej kapacitetet e Kosovës për pjesëmarrje në tregun rajonal, duke përfshirë bashkimin e planifikuar të tregut me Shqipërinë
Komiteti për Energji është një organizatë ndërkombëtare që sjell se bashku shtetet e BE-së dhe fqinjët e saj për të krijuar një treg pan-Evropian të integruar të energjisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj