LAJMI I FUNDIT:

Hoti, Haradinajt: Ju jeni i ngratë!

Hoti, Haradinajt: Ju jeni i ngratë!

Deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku, ka thënë sot në interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj, se ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo ka ndarë një fond për komunat veriore për të mbështetur bujqësinë në atë pjesë, në kundërshtim me të gjitha dokumentet dhe kryekëput për qëllime politike.

Në emër të LDK-së, si thirrëse e kësaj interpelance, ai tha se ky favorizim po bëhet me qëllim të keqpërdorimit të parasë publike.


Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ministri Rikallo ka shprehur një nivel të lartë të kompetencës në punë, hiq ato për të cilat u dyshua për të bëmat e tij në luftë.

Kreu i ekzekutivit shtoi se janë në një marrëdhënie me të ndërlikuar me Listën Serbe, pas arrestimit të shefit të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, tha se fondi i veçantë për veriun nuk duhet të shihet si diçka e keqe, por si gatishmëri e Qeverisë për të investuar në atë pjesë, pasi, siç u shpreh ai, edhe ata janë qytetarë të Kosovës.

Reçica theksoi se ajo që duhet të kenë parasysh në këtë pikë është që ai fond nuk duhet të jetë fond i përhershëm, sepse në vitet e tjera duhet të jenë qytetarë pjesë e barabartë e aplikimit për grante dhe subvencione.

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Liburn Aliu, ka thënë se Ministria e Bujqësisë nuk është vetëm duke bërë një lloj diskriminimi të lehtë në teren, por është drejtpërdrejt duke e mbrojtur interesin e Serbisë. Sipas tij, këtë kjo ministri po e bënë në dy rrafshe.

Ai ka kërkuar edhe shkarkimin e ministrit Rikallo, pasi nuk ka kuptim të bëhet një favorizim i tillë etnik.

Deputeti Salih Salihu, në emër të grupit parlamentar të PSD-së, theksoi se sektorin e bujqësisë kjo Qeveri nuk po e trajton seriozisht si sektor i zhvillimit ekonomik. Ndërsa, shefi i deputetëve të AAK-së, Ahmet Isufi, u shpreh se interpelancat që nuk kanë lidhje me kryeministrin, po shihet se përdoren me shumë për konsum politik se sa për të sqaruar çështje shumë të ndjeshme.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ishte i ashpër ndaj kryeministrit Haradinaj, duke i thënë se kjo Qeveri nuk e ka fare brengë bujkun as fermerin. Sipas tij, ndryshe kjo nuk mund të kuptohet fare një qasje e ministrit i cili nuk shkon fare në mbledhje të Qeverisë, e nuk paraqitet në Kuvend, por buxhetin për grante e ndanë për interesa të tij personale dhe partisë së tij.

“Ju i keni duart e lidhura kryeministër për të vepruar për shkak të pazarit të turpshëm për krijimin e Qeverisë. Ju jeni i fuqishëm për të fyer e përçmuar rivalët politik shqiptarë. Ai që ju dikur e quanit të ngratë, me të cilin ju nuk mund të konkurroni, e kishte shkarkuar një ministër serb. Tash po del se ju jeni i ngratë. Kryeministër ju i keni turpëruar miqtë tanë ndërkombëtarë me këto sjellje, fundi i juaj në politikë nuk do të jetë i lavdishëm”, tha Hoti.

Megjithatë, në fund të interpelancës, edhe pse u paraqit një rezolutë me katër pika për t’u votuar, nuk pati kuorum për të votim. Seanca do të vazhdojë të martën prej orës 10:00. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori