LAJMI I FUNDIT:

Effenberg: Ozil dhe Gundogan duhet të largohen nga Kombëtarja e Gjermanisë

Effenberg: Ozil dhe Gundogan duhet të largohen nga Kombëtarja e Gjermanisë

Ish futbollisti gjerman Steffan Effenberg, ka thënë se Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan duhet të përjashtohen nga kombëtarja gjermane, pas takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Futbollisti gjerman ka pasur një histori të hidhur kur ishte vetë futbollist, pasi ishte përjashtuar në vitin 1994.


“Nëse DBF udhëhiqet nga vlerat, siç gjithmonë përpiqet dhe transmeton, vendimi i vetëm që përshtatet në këtë rast është që kombëtarja t’i largojë këta dy lojtarë. Me mua, por edhe me Uli Stein kanë reaguar njësoj”.

Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan (Getty Images)

Dy lojtarët me prejardhje turke që luajnë në Ligën Premier me klube si Arsenal dhe Man City, kishin vendosur të takoheshin me Erdoganin, por pastaj iu doli problem.

Në Kampionatin Botëror të vitit 1994, Effenberg sa ishte lojtar i Fiorentinas, ishte përjashtuar nga Kombëtarja, pasi në një ndeshje me Korenë e Jugut  e zhvilluar në Dallas, ua kishte treguar fansave gishtin e mesit.

Në atë kohë trajneri Berti Vogts, e kishte larguar Effenbergun nga Kombëtarja gjermane.

Effenberg u largua nga kombëtarja duke zhvilluar vetëm dy ndeshje në karrierë.

“Nuk do të jetë e lehtë për asnjërin prej tyre, pasi tani kritikohesh për faktorë të ndryshëm nga futbolli. Vendimi është marrë dhe ne duhet ta mbështetim”.

“Gundogan u fishkëllye nga tifozët kundër Arabisë Saudite, kjo është gjëja më e keqe që mund të ndodhë, kjo më ndodhi me mua në vitin 1994”, ka thënë Effenberg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori