LAJMI I FUNDIT:

Pamjet që bindën Kimin ta nënshkruaj marrëveshjen, Trumpi ia tregoi në iPad “filmin e shkurtër” gjatë takimit (Video)

Pamjet që bindën Kimin ta nënshkruaj marrëveshjen, Trumpi ia tregoi në iPad “filmin e shkurtër” gjatë takimit (Video)

Presidenti amerikan Donald Trump është munduar që gjatë takimit me liderin e Koresë së Veriut të fut paksa dramë të stilit holivudian, duke ia shfaqur në iPad një video të shkurtër Kim Jong-Un, ku shihen mundësitë që do të mund vijnë nëse arrihet marrëveshja për stopimin dhe shkatërrimin e programit bërthamor, shkruan Guardian.

Videon që sot e prezantoi Trump edhe gjatë konferencës për media, flet për “dy burra, dy liderë, një fat”. Aty shfaqen Kim dhe Trump si dy figura në film, transmeton Telegrafi.


Dokumenti i plotë i nënshkruar nga Trump dhe Kim në Singapor (Foto/Video)
Lexo po ashtu Dokumenti i plotë i nënshkruar nga Trump dhe Kim në Singapor (Foto/Video)

Pamjet ngjasojnë më shumë më trajlerin e një filmi, ku shihen pamjet e aeroplanëve luftarakë, artilerisë, derisa narracioni në gjuhën angleze dhe koreane shkruan se “bota e re sot mund të fillon, një miqësi, respekt dhe vullnet i mirë”.

“E kemi bërë ne, ia kam treguar sot gjatë takimit dhe mendoj se i ka pëlqyer shumë”, ka deklaruar Trump.

Të njëjtat pamjet besohet se Trump ia ka treguar edhe pjesëtarëve tjerë të delegacionit të Koresë së Veriut, të cilët sipas Trumpit mbetën pa fjalë.

Trump ia tregon limuzinën presidenciale Kimit (Video)
Lexo po ashtu Trump ia tregon limuzinën presidenciale Kimit (Video)

“Ia tregova (Kimit), pasi vërtetë dua që ai të bëjë diçka”, ka deklaruar Trump.

Në filmin e shkurtër Kim portretizohet si figurë qendrore që jeton në momentin kyç të historisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori