0Shares

Presidenti amerikan Donald Trump ka shfrytëzuar rastin që gjatë takimit historik në samitin e shumëpritur në Singapor me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, që t’ia tregoj limuzinën presidenciale e cila njihet me emrin “Bisha”.

Trump dhe Kim sapo kishin përfunduar drekën, dhe duke dalur jashtë ishin ndalur për një moment te vetura e blinduar, të cilën deshi ta sheh lideri koreanoverior se si duket enterieri, transmeton Telegrafi.

Videot e publikuara më poshtë shfaqin dy liderët duke iu afrua limuzinës gjigante, ku më pas pjesëtarët e Shërbimit Sekret hapin derën për të parë Kim se si duket nga brenda “Bisha”.

"Bisha" e re: Ajo kushton 1.5 milionë dollarë, është e rezistence ndaj shpërthimeve dhe sulmeve kimike (Foto/Video) "Bisha" e re: Ajo kushton 1.5 milionë dollarë, është e rezistence ndaj shpërthimeve dhe sulmeve kimike (Foto/Video)

Por, duket se Kimit i ka bërë shumë përshtypje vetura presidenciale që kushton hiq më pak se 1.5 milion dollarë, dhe që është e dizajnuar t’i mbijetoj sulmit me granatë apo edhe ndonjë sulmi kimik.

“Bisha” apo “Cadillac One” është vetura me të cilën udhëton presidenti Trump, ndërkaq luksi dhe fuqia e madhe motorike duket se i kanë bërë përshtypje Kimit, i cili ishte kureshtar ta di se si duket kjo veturë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)