LAJMI I FUNDIT:

Gazetari anglez zbulon prapaskenat: Liverpooli është takuar me agjentët e Shaqirit, marrëveshja është afër

Gazetari anglez zbulon prapaskenat: Liverpooli është takuar me agjentët e Shaqirit, marrëveshja është afër
during the Premier League match between Crystal Palace and Stoke City at Selhurst Park on November 25, 2017 in London, England.

Xherdan Shaqiri pritet të bëhet me skuadër të re brenda pak ditëve.

Mesfushori nga Kosova ka pasur një stinor të mrekullueshëm personal me Stoke Cityn në Ligën Premier.


Shaqiri ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime me fanellën e Stoke Cityt në elitën e futbollit anglez.

Por rënia e Stokes një kategori më poshtë ka bërë që Shaqiri publikisht të kërkoj largimin.

Xherdan Shaqiri aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren e Zvicrës para fillimit të Kampionatit Botëror (Getty Images)

Me rënien e skuadrës së tij në Championship, është aktivizuar klauzola e largimit e Shaqirit nga Stoke për një shumë prej 14,5 milionë euro.

Liverpool së fundmi është futur fuqishëm në garë për transferimin e gjilanasit.

Ka qenë gazetari anglez i Bleacher Report, Dean Jones që ka konfirmuar se agjentët e Xherdanit janë takuar me Liverpoolin ditën e premte.

“Liverpool ka mbajtur bisedime me agjentët e Shaqirit të premten, marrëveshja duket afër”, ka shkruar në Twitter gazetari i Bleacher Report, Dean Jones.

(Getty Images)

Mbetet të shihet nëse The Reds do të tentojnë të mbyllin marrëveshje para fillimit të Kampionatit Botëror.

Interesim për Shaqirin kanë shprehur shumë skuadra të njohura si Everton, Tottenham Hotspur, Newcastle United, West Ham United, Southampton, Crystal Palace, Huddersfield, Eintracht Frankfurt, Borussia Dortmund dhe Galatasaray.

26-vjeçari më parë ka luajtur edhe për Interin, Bayernin dhe Baselin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori